Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, së bashku me kryetarin e Komunës së Cairit, Izet Mexhiti dhe deputetin e zonës Musa Ibrahimi sot me rastin e Festës së Fitër Bajramit vizituan Mufteninë e Manastirit ku realizoi takim me muftiun Pëllumi Veliu.
Në këtë rast, ministri Ademi të gjithë qytetarëve të konfesionit islam ua uroj Festën e madhe të Fitër Bajramit .
“Të gjithë besimtarëve musliman ua urojë Festën e Fitër Bajramit dhe të gjithë besimtarëve iu urojë që në familjet e tyre të kenë begati, harmoni dhe të kenë një vit të bereqetshëm.
Manastiri si komunë është i rëndësishëm edhe për faktin qe këtu jetojnë pjesëtarë të bashkësive të ndryshme etnike dhe religjioze, qytet në të cilin kultivohet harmonia fetare dhe harmonia ndëretnike. Bashkësia Fetare Islame dhe Muftenia e Manastirit japin një kontribut të rëndësishëm në kultivimin e këtyre vlerave në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë qytet dhe unë shfrytëzoj rastin të falënderojë Muftiun por edhe organet tjera ”, theksoi ministri Ademi. Ai tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve të ndryshme në këtë komunë që shkojnë në dobi të të gjithë qytetarëve.
“Para disa viteve u themelua edhe Alfabeti Gjuhës Shqipe këtu në Manastir dhe në këtë rast Qeveria e RM-së me vepër jep kontributin e saj për tu respektuar vlerat e të gjithë bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni”, tha Ademi.
Ministri Ademi tha se me kreun e Muftenisë së Manastirit kanë biseduar edhe për procesin edukativo arsimor ku theksoi se në bashkëpunim me Komunën e Manastirit punohet për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollat fillore. Së bashku ata iu bënë apel nxënësve shqiptarë që të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
Ministri Ademi pasdite do të vizitojë Komunën e Resnjës ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga kjo komunë ku do bisedohet për arsimin.