Ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi, bashkë me ambasadoren e Misionit të OSBE-së, z-nja Marijan Berec, ndan çmimet për shkollat fituese të Thirrjes publike për zgjedhjen e shkollave më të sigurta dhe më të pastra në vitin shkollor 2014/2015. Ademi tha se MASH-i dhe OSBE-ja për herë të dytë realizojnë garën për “Shkolla më e sigurt dhe më e pastër”.

„ Qëllimi i kryesor i shkollave është organizimi i veprimtarisë edukativo arsimore. Detyra më e rëndësishme e mësimdhënësve është që t'i arsimojnë nxënësit, t'i mësojnë të sjellin konkluzione, t'i zhvillojnë shkathtësit e tyre, t'i edukojnë e kështu me radhë. Që pa ndërprerë të realizohen të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me procesin edukativo arsimor, shkollat duhet të jenë të sigurta ndërsa pastërtia nëpër shkolla duhet të jetë në nivelin më të lartë . Detyra jonë është që të kujdesemi për sigurinë e çdo shkolle , por gjithashtu së bashku ponojmë në ngritjen e vetëdijes së nxënësve kur bëhet fjalë për mbajtjen e pastërtisë në klasat e tyre, oborret e shkollave dhe sallat sportive“, tha Ademi.

Në thirrjen publike për „Shkolla më e sigurt dhe më e pastër“ këtë vit kanë konkuruar 18 shkolla fillore dhe 6 shkolla të mesme. Në konkurrencën e shkollave fillore, në vendin e parë është Sh.F “Vllado Kantarxhiev” Komuna e Gjevgjelisë, vendi i dytë i takoi SH.F “Kliment Ohridski” nga f. Draçevë, Komuna Kisella Vodë, ndërsa në vendin e tretë e fitoi SHFK “Kliment Ohridski” nga Makedonski Brod. Si shkolla të mesme më të sigurta dhe më të pastra janë zgjedhur SHMQSH “Vllado Tasevski” nga Shkupi fitoi vendin e parë ndërsa vendi i dytë i takoi SHMQSH „Nikolla Karev” - gjithashtu nga Shkupi.