Qendra Shtetërore e Provimeve dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli sot rezultatet preliminare nga matura shtetërore për vitin shkollor 2014/2015.
Nota mesatare në afatin e qershorit, në të gjitha lëndët dhe në të gjitha shkollat e mesme është 3.37 dhe është më e lartë se vitin e kaluar, kur suksesi mesatar ishte 3.11 theksoi drejtoresha e QSHP, Mirushe Ameti dhe këshilltari shtetëror në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri.

"Për dallim nga viti i kaluar, kur nota mesatare për gjuhët amtare gjegjësisht gjuhën dhe letërsinë maqedonase, shqipe dhe turke ishte 2.99, këtë vit është 3,47. Gjuhët e huaja gjermane, frenge dhe ruse kanë të njëjtën notë mesatare për dy vjet rresht atë prej 3,99. Për kalimin e gjuhës angleze si lëndë zgjedhore kanë vendosur shumica e nxënësve edhe atë 15 631 nxënësë. Nga këto 12.6% nuk kanë kaluar provimin, ndërsa 15.6% kanë notë të shkëlqyer. Ndërsa nota mesatare është më e lartë se vitin e kaluar dhe arriti në 3.1.
Nota mesatare për lëndën e matematikës është 3.19, për estetikë - 3.8, filozofi - 3.6, fizikë - 3.4, kimi - 3.5, biologji - 3.6 dhe biznes - 3.4, " tha drejtoresha Ameti.

"Ajo që na gëzon më së shumti neve, MASH dhe QSHT, është se kemi rritje të qëndrueshme të suksesit në matematikë, e cila është një nga politikat e Qeverisë së RM dhe MASH-it," tha këshilltari Neziri. Sipas tij, rezultatet preliminare do të shpallen më 14 korrik në orën 12, kur edhe fillon afati i fundit për paraqitjen e ankesave, i cili do të zgjasë tri ditë. Ata të cilët do të kenë vërejtje për rezultatet duhet të drejtohen tek komisionet lëndore në shkolla dhe ankesat t’i paraqesin në formë të shkruar.
Në maturën shtetërore në afatin e qershor ishin paraqitur 52.090 kandidatë në të gjitha lëndët, në testim janë përfshirë 49.861 kurse 2 229 kanë munguar. Për kandidatët të cilët kanë munguar në qershor, të cilat nuk kanë kaluar ose jo plotësisht, afati i ardhshëm do të zhvillohet nga 17-20 gusht 2015

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook