Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Konkursi për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike në Konviktet Shtetërore dhe objekte tjera për strehim në Republikën e Maqedonisë për vitin akademik 2015/2016 është publikuar në mediat e shkruara dhe në faqen e internetit www.mon.gov.mk.

Në bazë të Konkursit janë parashikuar gjithsej 6.058 vende të lira.
Ndarja e shtretërve do të bëhet në bazë të Ligjit për standarde studentore , sipas të cilit studentët ndahen në tre kategori:

Kategori e parë janë studentët e kategorisë së rrezikuar, përkatësisht studentët për të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje nuk e tejkalojnë pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë.
Përfshirja në këtë kategori të studentëve, të cilët kanë përparësi gjatë strehimit është deri 40 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.

Kategori e dytë janë studentët të cilët kanë arritur sukses veçanarishtë të lartë në mësim.
Përfshirja e kësaj kategorie të studentëve është deri më 25 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte. Kategori e tretë janë studentët të cilët nuk janë përfshirë në dy kategoritë e lartpërmendura për të cilët do të ndahen rreth 35 % nga numri i përgjithshëm i shtretërve në konvikte.
Paraqitja bëhet në mënyrë elektronike - Studentët, të cilët konkurrojnë në këtë Konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitjen në formë elektronike të vendosur në internet portalin www.smestuvanje.mon.gov.mk.

Paraqitja elektronike e studentëve nga viti i II i studimeve dhe viteve tjera të studimit fillon prej 12.07.2015 dhe do të vazhdojë deri më 12.08.2015, ndërsa paraqitja elektronike e studentëve të vitit të parë fillon prej 18.08.2015 dhe vazhdon deri më 28.08.2015.
Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kanë plotësuar fletëparaqitjet për strehim në formë elektronike në njërin nga konviktet studentore në Shkup, dokumentet e nevojshme sipas Konkursit i dorëzojnë deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe atë, studentët e vitit të II dhe viteve tjera në periudhën prej 13.08.2015 deri më 20.08.2015, përderisa studentët e vitit të I në periudhën prej 31.08.2015 deri më 04.09.2015. Studentët të cilët kanë konkurruar për strehim në njërin nga konviktet studentore jashtë qytetit të Shkupit, dokumentet i dorëzojnë deri te Komisioni për pranim dhe kontroll të dokumentacionit në konviktin në të cilin konkurrojnë.

Lista përfundimtare për pranim të studentëve nga viti i II i studimeve dhe viteve tjera do të shpallet me 29.08.2015, ndërsa Lista përfundimtare për pranim të studentëve të viti i I do të shpallet me 12.09.2015, në Tabelat e shpalljeve të konvikteve studentore ku kanë konkurruar studentët dhe portalin elektronik www.smestuvanje.mon.gov.mk, ku brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes mund të dorëzohet Ankesë deri te Arkivi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Përderisa edhe pas shpalljes së Listave përfundimtare për studentët e pranuar në konviktet studentore, në ndonjërin konvikt mbesin vende të lira për strehim konkurrimi në formë elektronike do të vazhdohet deri në plotësimin e tërësishëm, por më së voni deri më 25.09.2015.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook