Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot kanë vizituar SH.F. “Vasill Gllavinov” në f. Slivnik - Komuna e Velesit, e cila është duke u ndërtuar me mjete nga buxheti i MASH.

“Jemi këtu për të inspektuar punimet rreth ndërtimit të shkollës fillore në fshatin Slivnik, që ishte një kërkesë e kahmotshme e banorëve të këtij fshati. Ky projekt kap vlerën prej 5 milionë e 300 mijë denarë dhe parashihet që të përfundojë për pesë muaj, dhe ne shpresojmë dhe jemi në kontakt me kompaninë që të përshpejtohen punimet dhe objekti të jetë gati në fillim të vitit të ri shkollor. Gjithashtu, për të njëjtën shkollë më herët kemi dhënë pëlqim për punësimin e një mësimdhënësi. Mbetemi të hapur si ministri por edhe si Qeveri për realizimin e projekteve tjera që janë në të mirë të banorëve”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Ai më tej u shpreh se MASH do të bëjë edhe rikonstrumin e nyjeve sanitare në gjimnazin e Velesit.

“Me që jemi në komunën e Velesit, të them se Мinistria do të bën edhe rikonstruimin e nyjeve sanitare në gjimnazin e Velesit.
Unë gjithashtu i inkurajoj nxënësit shqiptarë të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën shqipe në Veles. Dhe nëse ka nevojë Мinistria do të zgjerojë numrin e paraleleve”, theksoi ministri Ademi.

Zëvendëskryeministri Xhaferri theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë me realizimin e projekteve të ndryshme me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët.

“Erdhëm këtu që për së afërmi të shohim se si rrjedhin punimet për ndërtimin e këtij objekti shkollor, objekt ky që do të mudësoj nxënësve në kushte më të mira të ndjekin procesin mësimor. Përveq këtij projekti do të vazhdojmë edhe me realizimin e projekteve tjera në këto vendbanime, sic është ai i ujësjellësit këtu në Slivnik dhe projekte tjera”, tha Xhaferri.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook