Në bazë të Thirrjes publike për zgjedhjen e “ Shkollës më të sigurtë dhe më të pastër ” në kuadër të këtij projekti qëllimi i të cilit është rritja e sigurisë dhe pastërtisë nëpër shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, zgjodhën tre shkolla fillore dhe dy shkolla të mesme , si shkolla më të sigurta dhe me të pastra në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollorë 2014/2015.

Në bazë të aplikacioneve të arritura dhe vizitave nëpër shkolla, përzgjedhja e shkollës më e sigurtë dhe më e pastër u realizua nga ana e komisionit profesional, formuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga gjithsej 18 shkolla fillore, shkolla më të sigurta dhe më të pastra u zgjodhën : SH.F „ Vllado Kantarxhiev” - Komuna e Gjevgjelisë - vendi i parë; SH.F „ Kliment Ohridski” - fsh. Draçevë, Komuna Kisella Vodë - vendi i dytë dhe SHFK „ Kliment Ohridski” - Komuna Makadonski Brod - vendi i tretë.

Në kategorinë e shkollave të mesme nga gjithsej 6 aplikime, shkolla më të sigurta dhe më të pastra janë zgjedhur : SHMQSH „ Vllado Tasevski” - Shkup - vendi i parë dhe SHMQSH „ Nikolla Karev” - Shkup vendi i dytë.

Për shkollat e përzgjedhura do të pasojnë shpërblime përkatëse nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup falënderojnë të gjitha shkollat që janë paraqitur në Thirrjen Publike që në mënyrë aktive u përfshinë në promovimin e idesë për “ Shkolla më të sigurta dhe më të pastra” duke i përgëzuar dhe uruar për suksesin e arritur.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook