Në Republikën e Maqedonisë vitin shkollorë 2014/2015 klasën e nëntë e përfunduan gjithsej 21.876 nxënës. Sipas ndryshimeve të Ligjit për arsimin e mesëm nga viti shkollorë 2008/2009 arsimi i mesëm është i obligueshëm për të gjithë nxënësit. Kështu që është siguruar numër i mjaftueshëm i vendeve të lira, gjithsej 35 443 vende në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë.

Paraqitja e parë në afatin e parë në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë për vitin shkollorë 2015/2016 ishte me 22 dhe 23 qershor 2015, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira janë shpallur me 24 qershor 2015.

Nga Raportet për numrin e nxënësve të paraqitur , të regjistruar , si dhe numri i vendeve të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë janë marrë të dhënat në vazhdim:


• Regjistrimi në arsimin e mesëm - gjimnaz ka përfunduar në:

  • SHMQSH Gjimnazi “ Nikolla Karev” - Qyteti i Shkupit
  • SHMQSH Gjimnazi “ Orce Nikollov” - Qyteti i Shkupit
  • SHMQSH “ Zef Lush Marku” - Qyteti i Shkupit
  • SHMQSH “ Georgi Dimitrov” - Qyteti i Shkupit
  • SHMQSH “ Rade Jovçevski Korçagin” Qyteti i Shkupit dhe
  • SHMK “ Josip Bros Tito” - Manastir

• Regjistrimi në arsimin e mesëm profesional në:

  • SHMK “ Dimitar Vllahov” - Strumicë - drejtimi mjekësi;
  • SHMK “ Nace Bugjoni” - Kumanovë - drejtimi mjekësi me mësim në gjuhën shqipe;
  • SHMK “ Gjorçe Petrov” - Prilep - drejtimi mjekësi;
  • SHMMQSH “ Dr. Pançe Karagjozov” - Shkup, në drejtimin mjekësi edhe atë për drejtimin arsimor: motër medicinale në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, teknik i dhëmbëve teknik farmaceutik dhe teknik laborant me mësim në gjuhën shqipe, dhe teknik fizioterapeutik me mësim në gjuhën maqedonase;
  • SHMK “ Josif Josifovski” - Gjevgjeli profili hotelieri - turistike për profilin arsimor teknik hotelieri turistike;
  • SHMK “ Gosho Vikentiev” - Koçan në drejtimin komunikacion për profilin arsimor teknik për transport dhe shpedicion;
  • SHMQSH “ Cvetan Dimov” - Shkup, drejtimi ekonomi dhe drejtësi - profili arsimor shitës;
  • SHMQSH “ Llazar Tanev” - Shkup , drejtimi hotelieri - turistike - profili arsimor teknik hotelieri;
  • SHMK “ Niko Nestor” - Strugë, drejtimi ekonomi, drejtësi dhe tregti - profili teknik i ekonomisë me mësim në gjuhën maqedonase;
  • SHMK “ Kole Nehtenin” - Shtip , drejtimi hotelieri - turistike - profili kamerier - kuzhinier ;

Në regjistrimin e parë në paraqitjen e parë janë paraqitur gjithsej 17.948 nxënës prej të cilëve:

• 12 629 nxënës për mësim në gjuhën maqedonase,
• 4863 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 284 nxënës me pësim në gjuhën turke,
• 172 përsëritës.

Në afatin e parë, paraqitjen e parë janë regjistruar gjithsej 12 007 nxënës prej të cilëve:

• 8 893 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
• 2 839 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
• 107 nxënës me mësim në gjuhën turke,
• 168 përsëritës.

SIPAS LLOJIT TË ARSIMIT
Janë regjistruar gjithsej:

• 5416 nxënës në arsimin - gjimnaz prej të cilëve:

  • 3956 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
  • 1234 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
  • 87 nxënës me mësim në gjuhën turke
  • 139 përsëritës.

• 6405 nxënës në arsim profesional nga të cilët:

  • 4809 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
  • 1552 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
  • 20 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
  • 24 përsëritës .

• 186 nxënës në gjimnaz-drejtimi sport nga të cilët:

  • 128 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
  • 53 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
  • 5 përsëritës.

.
Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë ka gjithsej për 23017 nxënës nga të cilët:

  • 15392 vende të lira për mësim në gjuhën maqedonase,
  • 6728 vende të lira për mësim në gjuhën shqipe,
  • 845 vende të lira për mësim në gjuhën turke,
  • 34 vende të lira për mësim në gjuhën serbe dhe
  • 18 përsëritës.

Vende të lira për paraqitjen e parë në afatin e parë të regjistrimit sipas llojit të arsimit:

• 5635 vende të lira në arsimin-gjimnaz nga të cilët:

  • 3488 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
  • 1790 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
  • 321 nxënës me mësim në gjuhën turke ,
  • 34 nxënës me mësim në gjuhën serbe dhe
  • 2 përsëritës


• 17 330 vende të lira për arsim profesional nga të cilët :

  • 11 867 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
  • 4 933 nxënës me mësim në gjuhën shqipe,
  • 524 nxënës me mësim në gjuhën turke dhe
  • 6 përsëritës.

• 52 vende të lira në gjimnaz-drejtimi sport nga të cilët:

  • 37 nxënës me mësim në gjuhën maqedonase,
  • 5 nxënës me mësim në gjuhën shqipe dhe
  • 10 përsëritës


Nga numri i përgjithshëm i nxënësve të regjistruar dhe vendet e lira për paraqitjen e dytë, nuk është përllogaritur numri i nxënësve nga shkollat e mesme të muzikës dhe shkollës së mesme për artet e zbatuara pasi që nxënësit e këtyre shkollave kanë edhe provime tjera plotësuese.

Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë të regjistrimit ka në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë. Paraqitja e dytë nga afati i qershorit dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 1 korrik 2015.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook