Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Magna Karta e cila u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës Organizimi i një Takimi të tillë, sot në Tetovë, me karakter ndërkombëtar dhe i një rëndësie të veçantë për arsimin e lartë, jo vetëm se në Maqedoni, por edhe shumë më gjerë, dëshmon edhe një herë për ate (që në shumë raste e kam theksuar edhe unë) se Universiteti Shtetëror i Tetovës tani më është ngritur në një institucion të lartë arsimor i cili promovon vlera arsimore dhe shkencore të një cilësie mjaft të lartë dhe të pranueshme për hapësirën evropiane të arsimit të lartë theksoi Ademi.

“Nënshkrimi i Dokumentit “Magna Karta Univerzitatum” në vitin 2007, është një dëshmi për përkushtimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës në përmbushjen e misionit që shtroi para vetes – krijimin e gjeneratave të shëndosha, cilësore dhe të përgatitur për tregun e punës dhe nevojat tjera që i shtron shoqëria” tha Ministri Ademi.

Nënshkrimi i Dokumentit “Magna Karta Univerzitatum” në vitin 2007, është një dëshmi për përkushtimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës në përmbushjen e misionit që shtroi para vetes – krijimin e gjeneratave të shëndosha, cilësore dhe të përgatitur për tregun e punës dhe nevojat tjera që i shtron shoqëria.

Ademi rikujtoi se në vitin 2003, Republika e Maqedonisë u rreshtua në mesin e vendeve që përkrahën dhe nënshkruan Deklaratën e Bolonjës, duke marrë kështu, edhe në mënyrë zyrtare, të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga ai dokument mjaft me rëndësi për arsimin e lartë. Rekomandimet që dalin nga Deklarata e Bolonjës ishin dhe mbeten udhërrëfyes kryesor në ECEJAKJEN e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

“Sistemi i arsimit të lartë ka pësuar reforma të cilat kanë kontribuar për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë të cilat jepen në Republikën e Maqedonisë përmes implementimit të ECTS - sistemit dhe kornizës kombëtare të kualifikimeve të larta arsimore. Programet e këtilla studimore bazohen nga përfitimi i të mësuarit, ku si qëllim kryesor është ndjekja e tregut të punës dhe punësimi sa më i madh i studentëve të diplomuar”.

Procesi i Bolonjës gjithashtu siguron edhe zbatim të sistemit për cilësi në arsimin e lartë në pajtim me programet evropiane.

“Para pak kohësh, Republika e Maqedonisë u rreshtua në Regjistrin evropian për sigurimin e cilësisë - EQAR (European Quality Assurance Register), me çka dëshmoi se është e përkushtuar në avancimin e kualitetit në arsimin e lartë.

“Në të shumtën e rasteve, në opinion në përgjithësi, por edhe në mesin e botës akademike, shtrohen dilema për kyçjen në procesin eBolonjës, duke pasur disa dilema në ca segmenteve të sugjerimeve që ngërthehen në brendinë e saj, si p.sh.: kohëzgjatja e studimeve, kualifikimet profesionale të fituara në fund të studimeve, mobiliteti i studentëve dhe mësimdhënësve etj. Dhe gjithë këto dilema çojnë deri te pyetja “Duhet apo jo Republika e Maqedonisë të vazhdojë të hapërojë mbi bazë të dispozitave që i dikton sistemi i Bolonjës ose të aplikojë vetëm disa segmente të saja”. 

Shpresoj dhe pres që, për disa shqetësime dhe dilema, pikërisht kjo Konferencë do të jep edhe sqarime shumë më profesionale, dhe funksionale”shtoi Ademi.

Ministri Ademi theksoi se kjo Konferencë po realizohet në periudhën kur MASH po përgatitet për Konceptin e Ligjit të ri për arsimin e lartë, ku bëjmë përpjekjet maksimale që të zbatohen të gjitha ato përvoja pozitive që implementohen në sistemet e avancuara arsimore në Evropë e më gjerë.

“Nga kjo Konferencë pres që, të dalin konkluzione nga përvojat e ekspertëve, debateve që në të ardhmen do të na shërbejnë të gjithëve për të kuptuar që përmirësimi i cilësisë në arsim kërkon, transparencë dhe angazhim të secilës palë, në bazë të kompetencave dhe detyrimeve që kanë, duke shtuar paralelisht edhe përgjegjësinë edhe për çdo pjesëmarrës në këtë proces, pavarësisht se janë institucionale, ose shoqërore” tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi.