Në konkursin e parë të sukseshëm për grandet e bashkëfinancuara të star ap dhe spin of sipërmarrje dhe inovacion, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot nënshkruan marrëveshje me përfaqësuesit e 16 kompanive, projektet e të cilëve janë zgjedhur në kuadër të konkursit. Për realizimin e këtyre projekteve u ndanë gjithsej 458.700 euro, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij viti do të shpallet edhe thirrja e dytë për të gjithë instrumentet e Fondit me buxhet në vlerë prej një milijon e 680 mijë euro.

Disa nga projektet e shpërblyera përfshijnë platformë për navigacion dhe lajmërim në hapësira të mbyllura, udhëheqjen me mikroprocesor të furrave për peleta, përpunimi i pengesave policorë në komunikacion dhe sistemi i automatizimit vendor

Këtë ngjarje e mbështeti edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili nënshkruesve të marrëveshjeve u tha se projektet e tyre janë një shembull i shkëlqyer se Maqedonia disponon me njerëz të aftë, njerëz të guximshëm me potencial kreativ dhe inovativ ku njëkohësisht shpreson se përmes kësaj shpallje Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik ndikon në lëvizjen potencijalit kreativ dhe inovativ me të cilën disponon Maqedonia.

Ai theksoi se në vitet e fundit janë ndërmarrë një varg masash, fushata dhe projekte konkrete për inkurajimin e sipërmarrësisë dhe shpirtit inovativ, siç janë ndryshimet e shumta në përmbajtjet mësimore të arsimit fillor dhe të mesëm, duke futur krejtësishtë programe të reja mësimore sipas lëndëve që kanë të bëjnë me sipërmarrësinë, biznesin dhe inovacionet, sjelljen e strategjisë kombëtare për mësimin e sipërmarrësisë, si dhe sjelljen e Ligjit për inovacione pjesë përbërëse e së cilit është edhe formimi i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik si institucion qendrorë për zhvillim teknologjik dhe zbatimin e politikave kombëtare për inovacione dhe teknologji.