Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot u takua me Drejtorët e Instituteve të Historisë dhe Kulturës së Shqiptarëve në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë - Skender Asani, Beqir Meta dhe Sabit Syla.

Diskutuam për projekte dhe aktivitete të përbashkëta të të tre institucioneve, sepse historia dhe specifikat e popullit Shqiptarë në përgjithësi janë të njëjta dhe këto tre institucione duhet të punojnë së bashku, me qëllim që të promovojnë vlerat pozitive dhe historinë e popullit Shqiptarë në përgjithësi, duke përfshirë edhe popullin shqiptarë në Republikën e Maqedonisë, tha Ademi.

Ministri Ademi, pas takimit theksoi se në parcelat në kazermën “Ilinden” në Shkup do të ndërtohet objekti për Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve - Shkup dhe një objekt për nevojat e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

- Objektet do të ndërtohen në ish kazermën “ Ilinden”. Plani urbanistik është në përfundim dhe pritet të miratohet brenda 30 ditëve në Komunat Çair dhe Karposh, sepse parcelat gjenden në të dyja komunat. Pas miratimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të përgatitë një projekt ku këtë vit pritet të fillojë edhe ndërtimi i objekteve. Ku do të krijohen kushte më të mira për punë në këtë institut dhe shpresoj se ky institut si institucion më i ri në Maqedoni do të bëhet më i rëndësishëm për historinë e popullit Shqiptarë dhe do të kontribuojë në jetën shoqërore në përgjithësi , theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook