Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është pagesa e shpërblimeve në të holla për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe mentorëve të tyre mësimor, të cilët gjatë vitit shkollorë 2014/2015 morën çmimet e para në gara shtetërore, organizuar nga Shoqata e Mësimdhënësve e cila është e akredituar për organizimin e garave përkatëse, nga ana e Ministrisë.

Deri më tani, gjithsej 36 nxënës dhe mësimdhënës mentorë të cilët kanë aplikuar në ministri për pagesën e mjeteve për vendin e parë të fituar në gara shtetërore, do të shpërblehen me një shumë në vlerë prej 10.000 denarë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falemnderon të gjithë nxënësit të cilët morën pjesë në garat shkollore gjatë këtij viti shkollor, uron fituesit dhe inkurajon që edhe në të ardhmen të marrin pjesë dhe të konkurrojnë me njohuritë e tyre në këto gara.

Dokumentet e nevojshme ( Kërkesën për pagesën e mjeteve: Kopje të Diplomës për vendin e parë të fituar në gara shtetërore dhe kopje të xhiro llogarisë ) për realizimin e të drejtës së pagesës në të holla për vendin e parë të fituar në gara shtetërore, nxënësit dhe mësimdhënësit mentorë i dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Rr. “ Shën Qirili dhe Metodi” nr. 54 1000 Shkup me shënim “ për pagesën e mjeteve për vendin e parë të fituar në gara shtetërore organizuar nga Shoqata e akredituar e mësimdhënësve”

Listën e Shoqatave të akredituara për mësimdhënës mund ta shikoni këtu.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook