Ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi, sot në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 11-të.

- Unë sot ndjehem i privilegjuar, sepse më jepet mundësia të paraqitem para studentëve të diplomuar në Universitetin e radhitur në mesin e Institucioneve më të mira të arsimit të lartë në vend dhe rajonin më të gjerë, tha Ademi, duke theksuar se ky Universitet është edhe promotori i ndryshimeve dhe ideve përparimtare për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë.
Ndjehem i sigurt, theksoi Ademi, se e ardhmja e kombit shqiptar në Maqedoni është në duart të njerëzve të ditur, të talentuar dhe që do të mund të përballen me sfidat e kohës, si dhe të jenë të barabartë në çdo arenë të jetës shoqërore me bashkëmoshatarët e tyre në vendin tonë por edhe në vendet tjera.

- Vendimi i Qeverisë për ti ndarë UEJL-së 500 mijë euro nga buxheti I MASH-it është i drejt dhe në vend të duhur. Jam i lumtur se ministria që drejtoj unë kërkojë nga qeveria që të miratojë një vendim të tillë sepse ky tempull i diturisë meriton mbështetjen tonë. Gjatë marrjes së këtij vendimi u udhëhoqëm nga nevoja për konkurrencë në mes Institucioneve të arsimit të lartë, përkrahjes së cilësisë në arsim, njohjen e kontributit të partnerëve ndërkombëtar që mbështetën këtë Universitet. Por, edhe nga obligimi që ne ndjemë për të vlerësuar punën e stafit menaxhues aktual në krye me Rektorin, Prof. Dr. Zamir Dika, Rektorit të parë prof. Dr. Akademik Alajdin Abazi dhe të gjithë stafit akademik të angazhuar në UEJL, theksoi Ademi.
Duke iu drejtuar studentëve të diplomuar, ministri theksoi se ata janë ambasadorët e Universitetit, dhe do të jenë provuesit më të mirë të këtij Institucioni.

- Puna e juaj le të jetë e pandalshme dhe le të ofrojë siguri për një kohë të re, në të cilën diploma që e merrni le të jetë konfirmim i dijes suaj të vërtetë. Universiteti gjithmonë do të mbetet institucioni më i fortë dhe më i rëndësishëm i arsimit të lartë - një gjenerator i zhvillimit të shoqërisë së dijes. Prandaj, edhe ky universitet ju ka dhënë dituri, aftësi dhe kompetenca të mjaftueshme, që të mund të garoni dhe të keni sukses në tregun e punës. Programet studimore moderne që i keni ndjekur Ju, pa dyshim që do t’i rrisin shanset tuaja për punësim sepse ky universitet ka një reputacion të çmuar ndërkombëtar, theksoi Ademi.
Të dhënat, shtoi Ministri, flasin se 12% e studentët të këtij Universiteti arrijnë të punësohen para se të diplomohen, kurse në vitin e parë pas diplomimit punësohen 50% e tyre, kjo jep shpresë që fëmijët e juaj do të arrini t`i punësoni ose do të vazhdojnë karrierën e tyre akademike në këtë ose në Universitetet më të mirë në vend dhe botë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook