Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot vizitoi Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup ku realizoi takim me Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Reis ul Ulema ef. Sulejman Rexhepi dhe udhëheqësin e fakultetit.
Ministri Ademi pas takimit deklaroi se Fakulteti i Shkencave Islame ka marrë akreditimin e përhershëm për programet mësimore, dhe gjithashtu MASH i ka ndarë ndihmë financiare në vlerë prej gjashtëdhjetë e pesë mijë euro.

“Kisha nderim të vizitoj FSHI në Shkup, Institucion ky i Arsimt të lartë tash më i akredituar dhe me leje të përhershme pune. Njoftova kryetarin e BFI-së dhe udhëheqësin e Fakultetit me vendimin e MASH për të ndihmuar financiarisht këtë fakultet, me c’rast, janë ndarë 65 mijë euro dhe ky financim ndodhë për herë të parë dhe shpresoj se do të jetë i përhershëm. Kemi biseduar edhe për kompletimin e të gjitha cikleve studimore dhe shpejt pritet që të akreditohet edhe cikli i dytë, kurse në të ardhmen edhe cikli i tretë i studimeve dhe ky Institucion të bëhet qendër prej ku do të dalin kuadrot e ardhshëm dhe të mos ketë nevojë për studime jasht vendit. Me aktin e akreditimit, lejes së përhershme për punë dhe finansimin ne vlerësojmë punën e deritanishme të institucioneve të arsimit në kuadër të BIM dhe vendosim në pozicione të barabarta me institucionet e Bashkësive tjera fetare në vend”, tha ai.

Ky fakultet, shtoi më tej Ademi, nxjerr teologë, të cilët më vonë inkuadrohen në procesin arsimor në Republikën e Maqedonisë, si dhe në shkollat fetare që janë nën kompetencat e Bashkësisë Fetare Islame.
Fakulteti i Shkencave Islame është themeluar nga Bashkësia Fetare Islame, mirëpo gjatë veprimtarisë së tij fakulteti do të udhëhiqet nga Ligji për Arsimin e lartë dhe Ligji për Bashkësitë fetare, shtoi Ademi.

Kryetari BFI, Reis el Ulema ef. Rexhepi duke Ju falënderuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për ndihmën financiare dhe mbështetjen tjetër që jep ministria, tha se ky institucion i lartë arsimorë do të nxjerrë kuadro i cili do të kontribuojë në interpretimin autentik të fesë Islame të cilët do të inkuadrohen në BFI dhe në institucionet tjera arsimore.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook