Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot në shkollën “Jashar Bej Shkupi“ në Komunën e Çairit në Shkup mori pjesë në shënimin e përvjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit. Shënimi në këtë shkollë është simbolik, sepse siç tha ministri Ademi, emri i Jashar Bej Shkupit është i lidhur ngushtë me kryeqendrën.

“Emri i Jashar Bej Shkupit është i lidhur ngushtë me Shkupin, sepse ai ka qenë Kryetar i Qytetit të Shkupit nën udhëheqjen e Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Kjo Lidhje vazhdon të jetë e gjallë edhe nëpërmjet emrave të rrugëve në këtë pjesë shqiptare të kryeqendrës, që u bë realitet para disa viteve nëpërmjet mbiemrit të familjes Kumbaro dhe nëpërmjet të emrit të djalit të tij Emin Beu, por edhe nëpërmjet kësaj shkolle që do të jetë edhe lidhja shpirtërore e nxënësve, prindërve të tyre dhe mësimdhënësve me figurën e Jashar Bej Shkupit. Sot, në këtë ditë të rëndësishme historike për popullin shqiptar në përgjithësi, edhe Shkupi bëhet pjesë e shënimeve të kësaj date historike nëpërmjet manifestimit në këtë shkollë, duke kujtuar në këtë mënyrë protagonistët e drejtpërdrejt të Lidhjes së Prizrenit”, tha ministri Ademi.

Ai më tej në fjalën e tij theksoi se tre ngjarjet historike, që në fakt janë edhe shtyllat kryesore në historinë kombëtare, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Alfabetit në Manastir dhe shpallja e pavarësisë së shtetit Shqiptar vazhdimisht duhet të kujtohen dhe të shënohen, jo vetëm me manifestime të këtilla, por është obligimi i historianëve shqiptar dhe të institucioneve shtetërore, siç janë ITKSHSHM në Shkup dhe Muzeu i Alfabetit në Manastir, që të vazhdojnë me hulumtimet e tyre që të nxjerrin në sipërfaqe fakte të reja historike të këtyre ngjarjeve të rëndësishme për shqiptarët. Ministria e arsimit dhe shkencës, shtoi Ademi, do të jetë në përkrahje të këtyre institucioneve shqiptare dhe të historianëve në përgjithësi. Ai nxënësve dhe të punësuarve në SH.F “ Jashar Bej Shkupi” Ju dëshiroi suksese në punën e mëtutjeshme.

“Në emër të MASH të gjithë të të punësuarve, nxënësve dhe prindërve të nxënësve të shkollës fillore “Jashar Bej Shkupi” ua uroj emrin e shkollës, kurse në veçanti nxënësve i’u dëshirojë sukses në mësim”, tha ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook