Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të diplomimit të studentëve të viteve të fundit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ademi me këtë rast theksoi se numri i 1446 absolventëve, tregon se USHT-ja është ndër universitetet më të suksesshme në Republikën e Maqedonisë.

„Para Jush është një periudhë e re e jetës. Me marrje të diplomës në duar, ju do të keni mundësi të punoni atë që ju dëshironi, atë që ju keni zgjedhur të jetë profesioni i juaj i jetës gjatë regjistrimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Unë jam i bindur se në sajë të aftësive profesionale që ju posedoni, shpejt do të punësoheni. Disa nga Ju do të vazhdojnë arsimimin e tyre në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Midis tyre mund t ë jenë profesorët e ardhshëm të cilët do të vazhdojnë traditën e suksesshme të stafit aktual të këtij Universiteti, ose do të ligjerojnë në disa nga Universitetet më të njohura në botë“, tha Ademi.

Ademi iu drejtua edhe stafit akademik duke u falënderuar që edukojnë studentë cilësor që zhvillohen në personalitete pozitive që mendojnë me kokën e tyre dhe vetë krijojnë të ardhmen e tyre.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook