Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare e cila u zhvillua më 5 qershor në Paris, Republika e Francës. Tema e konferencës, ku morën pjesë 30 ministrat përgjegjës për arsimin e lartë ishte “Zhvillimi i hapësirës numerike Frankofone në arsimin e lartë” e synuar për vendet Frankofone.

Konferenca u iniciua nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe Agjencioni i Frankofonisë. Qëllimi i këtij aktiviteti ndërkombëtar rrjedh nga kërkesa e më shumë shteteve për të krijuar një hapësirë dixhitale universitare për të studiuar gjuhën frënge.

Konferenca veçoi katër fusha apo çështje që kanë të bëjnë me: Përmbajtjen e kurseve digjitale (burime falas dhe online trajnime); Mbështetjen e zhvillimit të dixhitalizimit në Frankofonisë; Kërkesën hardware minimale për edukimin në distancë; Mundësitë për financimin e programeve të tilla.
Në këtë kontekst, u diskutua se në këto katër fusha në mënyrë më të hollësishme duhet të përcaktohen segmentet, veçanërisht duke ndjekur parimet: qasje të lirë në burimet numerike, për nevojën e planeve globale për zhvillimin e numerikës në arsimin e lartë, për mbështetje dhe zhvillim të gjithë infrastrukturës së nevojshme në nivel kombëtar, gjithmonë duke ndjekur parimin e cilësisë, por edhe të realitetit dhe fizibilitetit, me qëllim për të zhvilluar teknologji numerike që do të lejojë qasje në burimet numerike në shtetet Frankofone.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook