Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore e Provimeve informojnë se sipas orareve të shpallura në faqen e internetit prasanjaeksterno.dic.edu.mk, sot në ora 09:30 ka filluar procesi i vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të gjithsej 43.613 nxënës të klasave të katërta të arsimit fillor deri te vitet e treta të shkollës së mesme.

Sipas informatave nga qendrat e thirrjes, testatorët dhe vëzhguesit e angazhuar, procesi është duke u zbatuar pa pengesa dhe në përputhje me planin e veprimit dhe dinamikës së përcaktuar, ku në orën 12:00 procesi ka përfunduar plotësisht në 103 shkolla fillore dhe të mesme. Deri në këtë pikë nuk ka ankesa për probleme teknike apo të ndonjë natyre tjetër.

Në kontekst të shkrimeve në disa media të përkushtuar pyetjeve që janë pjesë e procesit të testimit ekstern të nxënësve, apelojmë për korrektësi gjatë informimit të mëtejshëm dhe eleminim të çdo përpjekjeje për t'i kualifikuar ato si të palogjikshme dhe të papërshtatshme për nxënësit e moshave të caktuara, ose përmbajtjes t’i jepet konotacion politik.

Ju informojmë se të gjitha pyetjet që janë pjesë e procesit të testimit ekstern jnaë përpiluar dhe përgatitur në përputhje me kurrikulat, programet dhe qëllimet. Ato janë përshtatur për moshën e nxënësve dhe karakteristikat zhvillimore të moshës së caktuar.

Përveç kësaj, pyetjet janë bërë publike një muaj para fillimit të testimit, dhe është dhënë mundësia që për çdo pyetje, nëse ndonjë nga nxënësit apo ndonjë qytetar kanë vërejtur ndonjë gabim të natyrës teknike ose të natyrës tjetër e cila është e mundur të ekzistojë duke marrë parasysh sasinë e pyetjeve, të raportojnë me një klik të vetëm të aplikacionit/dritares të vendosur pranë çdo pyetje në faqen e internetit prasanjaeksterno.dic.edu.mk internetit.

Nëse në ndërkohë gjatë testimit konstatohet ndonjë nevojë për rregullim të pyetjes, ju informojmë se asnjë nxënës nuk do të dëmtohet me zbritje të pikëve gjatë vlerësimit, por të kundërtën, ajo pyetje nuk do të merret parasysh gjatë formulimit përfundimtar të notës së testit.

Ju përkujtojmë se verifikimi ekstern i arritjes së njohurive të gjithsej 183.280 nxënësve dhe kontrollimi i objektivitetit të vlerësimit të 17.803 mësimdhënësve nga 7.560 lëndë mësimore, ka filluar më 02.06.2015, dhe do të zgjasë deri më 10.06.2015. Rezultatet do të publikohen në faza, ku për shkak të regjistrimit të ardhshëm në arsimin e mesëm të detyrueshëm, prioritet do t'u jepet nxënësve të klasave të nënta.