Ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në hapjen e fushës së re sportive për më shumë qëllime në Shkollën fillore "Sande Sterjoski" në komunën e Kërçovës, e cila është ndërtuar me fondet nga komuna dhe USAID-i.

- Bashkëpunimi mes pushtetit vendor dhe USAID-it, edhe një herë konfirmohet si i suksesshëm dhe paraqet kënaqësi të ndërsjellë të të gjitha palëve të interesuara, theksoi Ministri Ademi, duke përmendur se kjo fushë është ndërtuar me përpjekje të përbashkëta të shkollës, komunës dhe USAID-it, për të cilin janë ndarë mbi 37 mijë dollarë, një vend ku nxënësit mund të zhvillojnë mësimin në edukimin fizik, por edhe të shfytëzojnë vendin për rekreacion në kohën e tyre të lirë.

- Shkolla “Sande Sterjoski” është një prej shembujve më pozitive, ku nxënësit mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe rome, është një shkollë ku nuk ka ndarje sipas përkatësisë etnike, dhe ku miqësia nuk njeh fe apo ndonjë përkatësi tjetër, theksoi Ministri Ademi.
Multikulturalizmi, theksoi Ademi, është imazhi i Republikës së Maqedonisë.

- Vetëm në një vend ku respektohen përkatësitë e ndryshme etnike dhe fetare mund të mburret se shoqëria moderne nuk njeh ndarje dhe segregacione, shtoi Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook