Ministri per arsim dhe shkencë Abdilaqim Ademi dhe zëvendës ministri për arsim dhe shkencë Spiro Ristovski, u takuan sot me Sekretarin Gjeneral të Nderkombtares për arsim Fred van Lejven dhe me kryetarin e SASHK Jakim Nedelkov. Në takimin i cili u mbajt në

Ministrinë e arsimit dhe shkencës, Ademi e informoi Van Lejven për projektet e ministrisë në përmirësimin e statusit të arsimtarëve, që realizohet në bashkëpunim me SASHK.

„ Jo çdoherë dakordohemi me SASHK, por me rëndësi është ajo se u ulëm dhe biseduam për të gjetur nje zgjidhje më të pranueshme. Qëndrojmë të hapur për bashkëpunim me SASHK dhe me organizatat ndërkombtare, përvojat e të cilave janë shumë me rëndësi për ne dhe mund ti përshtasim edhe ne kushtet tona” tha Ademi.

Van Lejven e përshëndeti bashkëpunimin mes Minsitrisë dhe SASHK, si dhe marrëveshjem e cila u arrit në mes këtyre institucioneve para disa muajsh. Van Lejven theksoi se edhe testimi ekstern është avancuar prej kur është bërë aplikimi i tij.

“I mbështesin përpjekjet e tyre për përmirësimin e cilësisë së arsimit, i cili është vegla kryesore për zhvillim ekonomik dhe demokratik të shtetit dhe besojmë fortë se Maqedonia është në rruge të drejtë drejt arsimit cilësor. Hapësirë e mjaftueshme duhet t’i jepet edhe SASHK-ut për sugjerime se si kjo mund të arrihet. Jemi të kënaqur që bazat tashmë janë vendosur”, tha Van Lejven.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook