Ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në shënimin e njëzet Jubilare të Olimpiadës matematikore në organizim të Klubit të matematikanëve dhe informaticienëve “Paskal” dhe revistës “Plus”, e cila u mbajt në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

- Për matematikën mund të flitet shumë. Ajo paraqitet kudo që ka çështje të komplikuara të sasisë, strukturës, hapësirës dhe ndryshimit. Në fillim, këto çështje janë paraqitur në tregti, për matjen e tokës dhe më vonë në astronomi; sot, çështje të ndryshme për matematikanët paraqiten në të gjitha shkencat, dhe shumë probleme shfaqen në matematikë vetë, theksoi Ministri Ademi.

Për këtë arsye, theksoi Ademi, se është e nevojshme që matematika të jetë lëndë e detyrueshme në provimin e maturës shtetërore, pasiqë është materie pak e dukshme, por shumë praktike dhe efektive në jetën e përditshme. Veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë të cilët përcaktohen për drejtimet teknike.

- Në të gjitha praktikat dhe hulumtimet ndërkombëtare qartë është treguar se vendet të cilat fuqishëm janë të fokusuara në matematikë në cilin do segment të arsimit, kanë rezultate shumë më cilësore, shtoi Ministri Ademi.

- Të dashur nxënës, të gjithë Ju jeni fitues. Jam i bindur se suksesi juaj deri në finale nuk ka qenë aspak i lehtë. Keni kaluar të gjitha fazat e garës, duke filluar nga garat e shkollave, qyteteve dhe ato rajonale për t’u gjetur sot këtu në finalen e Madhe. Jeni nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kjo foto e bukur që unë shoh përpara, më jep besim të fortë që secili prej jush mund të garoj krah më krah bashkë me nxënësit më të mirë - matematikanët nga e gjithë bota, tha Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook