Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara e cila u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me këtë rast Ademi theksoi se, e gëzon fakti që studentët do të kenë mundësi të dëgjojnë të arriturat më të reja në lëminë e arkitetkturës, ndërtimtarisë dhe mekatronikës edhe atë nga emrat më të mëdhenjë të këtyre lëmive.

„Kjo konferencë është një nga shumë konferencat e organizuara nga Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe të gjitha universitetet tjera në vendin tonë. Ajo thjeshtë dëshmon se kemi profesorë dhe student të dalluar të cilët vazhdimisht përforcojnë njohuritë e tyre. Në të vërtetë organizimi i Konferencave Shkencore Ndërkombëtare ku marrin pjesë përfaqësues të shquar të Universiteteve më të njohura në botë, tregon se nuk ndalemi në të arriturat shkencore të vendeve të zhvilluara. Përkundrazi dëshmuam dhe vazhdimishtë dëshmojmë dhe tregojmë se shkencëtarët tanë janë në maje të piramidës së mendimit shkencorë botërorë dhe se idetë e tyre, hulumtimet, të arriturat janë forcë shtytëse në zhvillimin e të gjitha ekonomive botërore “ tha Ademi.

Ademi gjithashtu theksoi se i mbështesim Konferencat e tilla shkencore, sepse konkluzionet që dalin nga ato kanë ndikim ndaj zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social të vendit. Gjithashtu edhe një pjesë e buxhetit të ministrisë i është dedikuar shkencës, për përmirësimin e kushteve të punës për shkencëtarët përmes pajisjes së laboratorëve, ndarjen e mbështetjes financiare kuadrit shkencorë hulumtues dhe arsimor nga institucionet e larta arsimore në Maqedoni.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook