Ministri i Arsimit dhe  Shkencës, m-r Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në Panairin e karrierës në organizim të Qendrës së Karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore. Ministri theksoi se  këtë vit në Panair do të prezentohen më shumë se 30 kompani, përkatësishtë  më shumë se 30 punëdhënës potencial, njerëz  të cilët arsimimin e tyre e fitojnë në Universitetin e Shtulit.

„Të dhënat tregojnë se pothuajse 50 përqind e studentëve të këtij universiteti arrijnë të punësohen një vit pas diplomimit , kurse mbi 12 përqind arrijnë të punësohen edhe  para se të marrin diplomën në dorë. Kjo do të thotë se në Universitetin e Evropës Juglindore shkollohen kuadro  sipas plan programeve mësimore më bashkëkohore, të cilët janë të lidhura ngushtë  me nevojat e Komunitetit të Biznesit.

Pikërishtë për këtë mund të them se kompanitë të cilat marrin pjesë në këtë  Panair kanë bërë hapin e duhur. Do të prezentohen para kuadrit të lartë arsimor për të cilën gjë  jam i bindur se shumë shpejtë do të jenë pjesë e ekipit të tyre” u shpreh Ademi .

Ministri Ademi shtoi se ndjen  kënaqësi që merrë pjesë në evente ku ekziston një ndërlidhje e drejtëpërdrejtë në mes Komunitetit të biznesit dhe  arsimit.

„Një nga qëllimet e çdo vendi, dhe çdo Qeverie është rritja e punësimeve, sidomos punësimi i gjeneratave të reja , sepse ata janë forcë shtytëse e çdo shoqërie.  Ata janë inxhinierë  tanë, mjekë tanë, profesorë tanë, ata janë njerëz të cilët e ndërtojnë të ardhmen e vendit tonë. Panairi i Karrierës i Universitetit të Evropës Juglindore, ofron kontribut të madh për rrëfime të këtilla të suksesshme” tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.  

Panairi i karrierës në Universitetin e Shtulit këtë vit mbahet për herë të dhjetë jubilar.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook