Ministri për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit të Përbashkët të Ministrave, organizuar nga Zyra Qendrore CEEPUS në Vienë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Çekisë.

- Në kuadër të misionit të saj dhe detyrimeve të ndërmarra , në rrjedhje me zhvillimet aktuale në nivel evropian dhe global në fushën e arsimit dhe shkencës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë ka ndërmarrë një varg aktivitetesh me qëllim të afrimit të sistemit arsimor të Maqedonisë ndaj këtyre ndryshimeve. Me aderimin e Republikës së Maqedonisë ndaj programit të Evropës Qendrore për këmbim në fushën e studimeve universitare në vitin 2006 u mundësua që institucionet e larta arsimore të vendit tonë të zhvillojnë bashkëpunim akademik me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, theksoi Ministri Ademi.

- Viteve të fundit, shtoi Ademi, pa dyshim dhe më e rëndësishme ka qenë, mbështetja e vazhdueshme në fushën e arsimit të lartë të programit Qendror Evropian i cili ofron këmbim për studime universitare, duke siguruar mobilitet të lirë në kuadër të rrjeteve të CEEPUS-it, përmes të cilëve studentët e regjistruar në Universitete, pavarësisht fushës së tyre të studimit të kenë mundësi të realizojnë mobilitet dhe qëndrime studimore në universitetet partnere të vendeve anëtare të programit CEEPUS.

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tutje të mbështesë këtë bashkëpunim, gjithnjë me qëllim të promovimit të lëvizshmërisë akademike në vend dhe me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore nëpërmjet bashkëpunimit shumëpalësh, promovimit të programeve dhe rrjeteve studimore, veçanërisht rrjeteve të cilat zhvillojnë dhe realizojnë programe studimore që shpien drejt marrjes së diplomave të përbashkëta, tha Ademi.
Në Konferencën e mbajtur në Kielc në Dhjetor të vitit 2014, kuota vjetore e bursave për vitin 2015/2016 në Republikën e Maqedonisë do të arrij 120 bursa mujore.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook