Ministri për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në promovimin e mundësive të ofruara nga programet më të mëdha Evropiane për hulumtim, zhvillim, inovacion dhe mobilitet, Horizonti 2020, programi COST dhe Erasmus +.

- Do të doja shkurtimisht të ju informoj se Republika e Maqedonisë në këto 3-4 vitet e fundit, ka punuar për të krijuar kushte të përshtatshme për përfundimin e plotë të kornizës ligjore në drejtim të veprimtarisë kerkimore-shkenore dhe inovacionit, si dhe miratim të dokumenteve më të rëndësishme strategjike, tha Ademi, duke theksuar se megjithë ndryshimin e Ligjit për veprimtari kërkimore-shkencore, i cili parasheh që 40% të pagesës për shkollim të jepen për hulumtime fundamentale dhe aplikative, modernizimin e infrastrukturës kërkimore-shkencore dhe mirëmbajtjen e saj, trajnim, etj, poashtu është miratuar edhe Ligji për veprimtari inovative.

Në fund të vitit 2013, shtoi Ademi, filloi me punë Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik, funksioni kryesor i të cilit është të sigurojë mbështetje financiare dhe kofinanciare të projekteve për zhvillim dhe inovacion, grante për transferimin e teknologjisë, si dhe mbështetje teknike dhe konsultative për kompanitë e reja (Startup) dhe ekzistuese.

Fondi tashmë ka njoftuar thirrjen e parë të instrumentit për grante të kofinancuara për ndërmarrjet startup, spin-off dhe inovacione për aplikantët potencialë e cila do të mbyllet më 18 prill 2015.
- E gjithë kjo krijon një bazë të mirë për forcimin e mëtejshëm të potencialit dhe kapacitetit të përgjithshëm kërkimor-shkencor, dhe përdorimin më efektiv të mundësive të ofruara në programet kombëtare dhe ndërkombëtare, veçanërisht Horizont 2020, COST dhe Erasmus +, tha Ademi, duke theksuar se me nënshkrimin e Marrëveshjeve për pjesëmarrje në këto programe, Republika e Maqedonisë u bë me status anëtare e Asociuar, që do të thotë të drejta dhe detyrime të barabarta me Shtetet anëtare të BE.

Republika e Maqedonisë shënon rezultate vërtetë të mira nga pjesëmarrja në programet kornizë për kërkim dhe zhvillim, duke filluar nga FP6, ku ishim lider në rajon me 64 projekte dhe 6.2 milionë euro, FP 7, ku marrim pjesë me 100 projekte me një buxhet prej 14 milionë euro.

-Pjesëmarrja jonë në COST shënon rritje të dukshme. Gjegjësisht, në vitin 2014 rreth 150 studiues maqedonas morën pjesë në 135 aksione aktive. Na gëzon fakti që 1/3 e tyre janë studiues të rinj. Të ardhurat financiare nga këto aktivitete është rreth 480.000 euro për dy vitet e fundit, vuri në dukje ministri, duke shtuar se këto tregues tregojnë se Maqedonia ka kapacitet dhe potencial për të absorbuar mundësitë e ofruara në kuadër të këtyre programeve.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook