Ju lajmërojmë se në bazë të nenit 85 nga Ligji për arsimin fillor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 103/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 dhe 10/15) dhe neni 67 prej Ligjit për arsimin e mesëm “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 dhe 10/15), ndërsa në përputhje me nenet 3 dhe 6 prej Rregullores për mënyrën dhe procedurën gjatë dhënies së provimit profesional për mësues, mësimdhënës, punëtor profesional dhe edukator në shkollat e mesme publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/96), si edhe nenet 3 dhe 6 prej Rregullores për mënyrën dhe procedurën gjatë dhënies së provimit profesional për mësues, mësimdhënës, punëtor profesional dhe edukator në shkollat fillore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/96), praktikantët në shkollat fillore dhe shkollat e mesme të cilët e kanë kaluar me sukses periudhën e praktikantit dhe i plotësojnë kushtet për dhënien e provimit profesional, duhet të dorëzojnë Fletëparaqitje për dhënien e provimit profesional duke filluar nga 01 prilli i vitit 2015 (e mërkurë), dhe më së voni deri në 09 prill të vitit 2015 (e enjte), me të cilën do të dorëzojnë edhe dokumentacionin si vijon:

1. Vërtetim për përfundimin e periudhës së praktikantit në shkollë në afat prej një viti në të cilën do të theksohet afati në të cilin është realizuar periudha e praktikantit, të verfikuar me numër të arkivit të shkollës në të cilën është realizuar periudha e praktiantit.

2. Mendimin e mentorit për punë e praktikantit gjatë periudhës së praktikantit, të verfikuar me numër të arkivit të shkollës në të cilën është realizuar periudha e praktiantit.

3. Mendimin nga organi më i lartë profesional i shkollës në të cilën është punësuar praktikanti për punën e tij edukative - arsimore, të verfikuar me numër të arkivit të shkollës në të cilën është realizuar periudha e praktiantit.

4. Raport nga Fondi për sigurimin penzionist – invalidor i Maqedonisë për eksperiencën e punës të realizuar të praktikantit për një viti kalendarik.

5. Detyrë shtëpiake me shkrim (në dy kopje). Temën e zgjedhur për përpunimin e detyrës shtëpiake me shkrim praktikanti duhet ta punojë në aspektin e aplikueshmërisë së saj praktike në punën e drejtpërdrejtë mësimore në sferën më  të ngushtë profesionale të praktikantit. Për praktikantët në shkollat fillore dhe të mesme publike të cilat mësimin e zhvillojnë në gjuhët e komuniteteve, një kopje prej punës shtëpiake me shkrim të dorëzohet në gjuhën e komunitetit përkatës dhe një kopje në gjuhën maqedonase.

6. Kopje të Diplomës osë Vërtetimit për përfundimin e arsimit përkatës (nuk duhet të jetë e verifikuar te noteri).

7. Kopje e Vërtetimit të marjes së përgatitjes pedagogjike – psikologjike dhe metodike të marrë nga një universitet i akredituar (vetëm për praktikantët të cilëve ju nevojitet përgatitja e theksuar në përputhje me normativin për kudrot mësimdhënëse prej programit mësimor). (nuk duhet të jetë e verifikuar te noteri).

8. Kopje prej dy fletëpagesave për mjete e paguara për dhënien e testit për personalitetin dhe dhënien e priovimit profesional (fletëpagesa në origjinal).

Shkolla në të cilën punon praktikanti ë bëjë kontrollin së për të cilën herë (të parë, të dytë etj) praktikanti e jep provimin dhe të njëjtën ta theksojë në mendimin e këshillit të mësimdhënësve.

Gjithashtu në fletëparaqitjen për dhënien e provimit profesional praktikantët prej shkollave fillore të theksojnë klasën, ndërsa praktikantët e shkollave të mesme të theksojnë vitin dhe profesionin në të cilin mbajnë mësimin.

NË FLETËPARAQITJET DETYRIMISHT SHËNOHET NUMRI I TELEFONIT DHE E-MAIL ADRESA E PRAKTIKANTIT.

Kandidatët për dhënien e provimit të praktikantit të punësuar në shkollat fillore paguajnë mjete në shumë prej 1.600,00 (një mijë e gjashtë qind) denarë në fletëpagesën e plotësuar në mënyrën si vijon:

- Qëllimi i pagesës: pagesë për provimin profesional të praktikantëve në arsimin fillor;
- Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë;
- Banka pranuese: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë;
- Llogaria transaksione: 100000000063095;
- Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 1600100329-787-60;
- Shifra e të ardhurave: 723013 dhe
- Programi 20.

Kandidatët për dhënien e provimit të praktikantit të punësuar në shkollat e mesme paguajnë mjete në shumë prej 1.600,00 (një mijë e gjashtë qind) denarë në fletëpagesën e plotësuar në mënyrën si vijon:

- Qëllimi i pagesës: pagesë për provimin profesional të praktikantëve në arsimin e mesëm;
- Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë;
- Banka pranuese: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë;
- Llogaria transaksione: 100000000063095;
- Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 1600100329-787-60;
- Shifra e të ardhurave: 723013 dhe
- Programi 30.

9. Në përputhje me nenin 85 paragrafi 12 dhe 13 prej Ligjit për arsimin fillor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 103/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 dhe 10/15) dhe neni 67 paragrafi 12 dhe 13 prej Ligjit për arsimin e mesëm “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14 dhe 10/15) dhe pas dorëzimit të dokumentacionit, kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet, ndërsa para dhënies së provimit profesional, dërgohen në dhënien e testit të personalitetit, gjegjësisht vlerësimit të karakteristikave.

Kandidatët për dhënien e testit të personalitetit të punësuar në shkollat fillore paguajnë mjete në shumë prej 2.124,00 (dy mijë e njëqind e njëzet e katër) denarë për kryerjen e vlerësimit të personalitetit, në fletëpagesën e plotësuar në mënyrën si vijon:

- Qëllimi i pagesës: pagesë për kryerjen e vlerësimit të karakteristikave të praktikantëve në shkollat fillore;
- Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë;
- Banka pranuese: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë;
- Llogaria transaksione: 100000000063095;
- Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 1600100329-787-60;
- Shifra e të ardhurave: 723013 dhe
- Programi 20.

Kandidatët për dhënien e testit të personalitetit të punësuar në shkollat e mesme paguajnë mjete në shumë prej 2.124,00 (dy mijë e njëqind e njëzet e katër) denarë për kryerjen e vlerësimit të personalitetit, në fletëpagesën e plotësuar në mënyrën si vijon:

- Qëllimi i pagesës: pagesë për kryerjen e vlerësimit të karakteristikave të praktikantëve në shkollat e mesëm;
- Emri i pranuesit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë;
- Banka pranuese: Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë;
- Llogaria transaksione: 100000000063095;
- Llogaria e shfrytëzuesit buxhetor: 1600100329-787-60;
- Shifra e të ardhurave: 723013 dhe
- Programi 30.

Për personat të cilët:
- nuk i plotësojnë kushtet për mësimdhënës,
- nuk kanë përfunduar periudhën njëvjeçare të praktikantit, ose
- nuk kanë realizuar programin mësimor në përputhje me normativin e kuadrit mësimor, nuk duhet të dorëzojnë dokumentacionin për dhënien e provimin profesional.

Fletëparaqitja me dokumentacionin e plotë të dorëzohen pranë Ministrisë për arsim dhe shkencë, rruga “Shën Qirili dhe Metodi”, nr. 54, Shkup.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook