Udhëheqësia e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zhvilloi një takim me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë, në të cilin, me kërkesë të nxënësve të shkollave të mesme është diskutuar për situatën aktuale dhe kapërcimin e sfidave që lidhen me ndryshimet e fundit në procesin e kalimit të provimit të maturës shtetërore, si një proces i verifikimit të njohurive të fituara në arsimin e mesëm dhe parakusht për vazhdimin e arsimit të lartë.

Takimi, i iniciuar me paraqitje të një platforme të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë, të dyja palët paraqitën mendime në lidhje me konceptin e diplomimit dhe provimit përfundimtar për vitin shkollor 2014/2015,  e dedikuar për gjeneratën e tetë të maturantëve.

Pas një debate të gjatë, u arrit dakordim që lënda e matematikës të mos jetë e detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkollat e mesme, por vetëm për nxënësit të cilët janë të regjistruar në arsimin në gjimnaz dhe të cilët në fund të vitit të dytë, gjegjësisht fillim të vitit të tretë të arsimit të mesëm, kanë zgjedhur sferën natyrore - matematikore. Për ata gjimnazistë të cilët kanë zgjedhur sferën shoqërore – humanitare, si edhe për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme profesionale, matematika do të jetë lëndë me mundësi të zgjedhjes, përveç gjuhës së huaj, gjegjësisht do  të jepet provimi vetëm nëse nxënësi e zgjedh atë, në përputhje me vullnetin, bindjen dhe afinitetet e tij personal. Për gjimnazistët të cilët kanë zgjedhur sferën gjuhësore – artistike, lëndët e detyrueshme do  të jenë gjuha amëtare dhe gjuha e huaj.

Në takim u arrit edhe dakordimi, sipas të cilit ministria e arsimit dhe shkencës në periudhën vijuese do të dorëzojë një letër deri te të gjithë fakultetet e sferës së shkencave teknike, me të cilën ju rekomandohet, që priotitet në politikat e regjistrimit, gjegjësisht selektimit, të kenë kandidatët të cilët në maturën shtetërore kanë zgjedhur dhe kanë kaluar me sukses lëndën e matematikës.

Si shtesë, prej fakulteteve në  sferën e shkencave teknike do  të kërkohet që të shqyrtojnë edhe mundësinë për dhënien e bursave për kandidatët të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë realizuar arritje të mëdha lidhur me njohuritë matematikore.

Ministria e arsimit dhe shkencës vlerëson së bashkëpunimi me të gjithë  faktorët shoqëror dhe palët e interesuara është me rëndësi  thelbësore kur bëhet fjalë për avancimin e procesit edukativo – arsimor të nxënësve. Në këtë drejtim, transparenca për bashkëpunim dhe respektimi i interesave të tyre më  të mira edhe më tutje do të jenë parimet themelore gjatë krijimit të politikave arsimore.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook