Ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi sot në Kërçovë realizoi një takim pune me kryetarin e komunës Kërçovë, Fatmir Deharin, në të cilën u bisedua për çështjet lidhur me arsimin.

Ministri Ademi dhe kryetari i komunës Dehari, biseduan për politikën e regjistrimit në shkollat e mesme për vitin e ardhshëm shkollor gjegjësisht për nevojën dhe mundësitë e nxënësve që të orientohen në drejtimet profesionale, para së gjithash në ata drejtime për të cilat ka më së tepërmi nevojë komuna Kërçovë. Gjithashtu, në takim u bë fjalë edhe për rikonstruktimin e disa objekteve shkollore në komunë.

- Dëgjova se me punë amvisërore komuna ka arritur të zvogëlojë borxhin në sferën e arsimit në vlerë prej rreth 450 mijë euro, gjë e cila është për t’u përshendetur. Edhe ky hap jep shpresë se komuna menaxhon mirë me shkollat dhe shpresoj që pas një viti borxhi do të jetë i zvogëluar në mënyrë drastike. Në të ardhmen planifikojmë të kemi investime të përbashkëta në objekte të infrastrukturës për përmirësimin e kushteve për mbarëvajtjen më të mirë të mësimi, tha ministri Ademi.

Kryetari i komunës Dehari, theksoi se është i kënaqur nga takimi me ministrin Ademi, gjatë së cilës ai theksoi se së bashku me Qeverinë është arritur sukses në tejkalimin e, siç theksoi ai, disa problemeve të cilat janë shfaqur në arsim.

- Gjithashtu u dakorduam që edhe në periudhën e ardhshme të kemi bashkëpunim për realizimin e objekteve të përbashkëta infrastrukturore. Unë theksova gjithashtu se kemi arritur të zvogëlojmë borxhin në sferën e arsimit, tha Dehari.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook