Ministri për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në promovimin e librave dhe revistave të botuara nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Pa dyshim, i gjithë ky edicion botues dhe projektet shkencore, ngërthejnë në vete një pjesë shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, historike e shpirtërore të shqiptarëve të këtyre trevave. Pa dyshim se një pjesë e rëndësishme e kësaj pune të këtij instituti, ka të bëjë edhe me bashkëpunimin mes instituteve tjera të vendit, duke hulumtuar pikat e përbashkëta të së kaluarës së shqiptarëve, maqedonasve dhe bashkësive tjera etnike që jetojnë në Maqedoni, tha Ministri Ademi, duke theksuar se Instituti, për herë të parë ka hapur dyert e bashkëpunimit konkret me Institutin e Historisë Nacionale të Maqedonisë, sikurse edhe me organizatat ndërkombëtare që funksionojnë në vend.

- Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë e korrekt, njohjes reciproke në fushën e dijes dhe shkencës, do të mund të ecet përpara në botën e zhvillimit të shpejt teknologjik, shtoi Ademi.

Duke e vlerësuar lartë punën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, inkurajojmë punëtorët e saj shkencor, që të vazhdojnë edhe më me profesionalizëm hulumtimin në fushën e trashëgimisë kulturore e historike,

- Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, brenda mundësive të veta, është në dispozicion të këtij instituti, sikurse edhe institucioneve të tjera arsimore-shkencore në vend, për të përkrahur nismat dhe projektet që kanë ndikim të rëndësishëm në shoqëri, theksoi Ministri Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook