Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se Akademia e Sportit për herë të katërt fillon me kërkimin e talentëve sportive në Republikën e Maqedonisë, të cilët do të jenë pjesë e klasave sportive në futboll, hendboll, basketboll dhe tenis në vitin akademik 2015/2016, të cilët përveç në Shkup do të shpërndahen edhe në Veles, Gostivar, Ohër, Shtip, Prilep, Strumicë, Manastir, Kavadar dhe Tetovë.
 
Qëllimi i Akademisë së Sportit është aftësimi i nxënësve, talentëve sportive për arritje të rezultate të larta sportive dhe për përgatitje të tyre që nga mosha e re për t'u bërë anëtarë të ekipeve kombëtare sportive për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis.
Nxënësit do të jenë subjekt i një programe të arsimit dhe trajnimit të krijuar enkas për këtë qëllim. Ekipe profesionale të përbëra nga një trajner, zëvendës-trajner dhe fizioterapist do të angazhohen për të punuar me nxënësit e përzgjedhur. Kandidatët për regjistrim në vitin e parë do të përzgjidhen nga juria kompetente.

Të gjitha informatat në lidhje me procesin e aplikimit dhe fazat e përzgjedhjes janë në dispozicion në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk, si dhe në internet faqet e federatave kombëtare për futboll, hendboll, basketboll dhe tenis.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook