Ministri për Arsim dhe Shkencë Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në hapjen e garës së tretë “Nanomaterialet – materialet e së ardhmes” e organizuar nga Fakulteti teknologjik-metalurgjik në Shkup, nën ombrellën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

- Më gëzon fakti që pjesëmarrja dhe interesi i nxënësve të shkollave të mesme këtë vit është i madh, sidomos ngaqë bëhet fjalë për një tematikë të famshme shkencore. Ashtu si dy vitet e mëparshme, edhe këtë vit, unë jam i bindur se ata kanë përgatitur projekte të shkëlqyera me shumë ide interesante për aplikimin e nanomaterialeve, theksoi Ministri Ademi.

Ministri gjithashtu theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjithmonë ka mbështetur këto llojë garash, sepse ato zhvillojnë dhe nxisin frymën konkurruese në mesin e studentëve, mentorët e tyre dhe shkollat.

- Këto llojë garash kontribuojnë në heqjen e tabuve për fakultetet teknike se të pakët janë ata të cilët arrijnë deri tek diploma e dëshiruar. E ardhmja është pikërisht në këto shkenca. Në zhvillimin dhe aplikimin e materialeve të reja dhe teknologjive.
Nanomaterialet dhe nanoteknologjia kanë aplikime të mëdha në të gjitha degët e industrisë, si edhe në mjekësi. Këto janë materiale pa të cilët gjigandët global që hapin fabrikat e tyre në vendin tonë nuk mund të imagjinojnë prodhimin, tha Ademi.
Këtë vit janë paraqitur 228 ekipe, me nga 2 pjesëmarrës nga 52 shkolla nga Republika e Maqedonisë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook