Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi dhe Zëvendës Ministri Spiro Ristovski sot u takuan me përfaqësuesit e SASHK-ut. Në këtë takim u theksua se është arritur marrëveshje për shumë çështje për të cilët partnerët social kohës së fundit kanë pasur dialog intenziv dhe konstruktiv. Gjithë kjo sot rezultoi me miratimin e marrëveshjes së përbashkët, në bazë të cilës gjatë periudhës së ardhshme do të inicohen ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore.

Marrëveshja parasheh që testimi ekstern të mbetet një mekanizëm për verifikimin e objektivitetit të mësimdhënësve gjatë vlerësimit të nxënësve, si dhe për inicimin e stimulimit më të madh të konkurrencës së vet mësimdhënësve. Nuk do të ketë pasoja në pagat e mësimdhënësve të cilët do të kenë rezultate më të ulëta gjatë vlerësimit, por derisa janë në atë listë do të kenë edhe mundësi për avansim në karrierë me ndjekje të detyrueshme të trajnimeve, gjegjësisht këshillimeve. Ndërsa, mësimdhënësit e ranguar me rezultate më të mira, gjatë 9 muajve të ardhshëm do të shpërblehen me 10 % të rritjes së pagës, ndërsa nëse mësimdhënësi gjendet në atë listë për tre vjet resht, rritja e pagës do të jetë e përhershme.

MASH dhe SASHK poashtu arritën marrëveshje për evidencën pedagogjike, në drejtim të aplikimit të plotë të ditarit elektronik në dy vitet e ardhshme, periudhë gjatë së cilës plotësisht do të hiqet përdorimi i ditarit klasik.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK-ut, theksuan se ranë dakord të vazhdojnë negociatat për të krijuar mundësi të arsyeshme për ngritje të pagave në arsim dhe në këtë kontekst do të intensifikojnë negociatat për titujt e mësimdhënësve, të përcaktuara nga Ligji për mësimdhënësit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook