Kryeministri Nikolla Gruevski, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi dhe Zëvendës Ministri Spiro Ristovski sot në Kërçovë vizituan Fakultetin Teknologjiko-Teknik ku u promovua laboratori multifunksional, respektivisht laboratori për kimi organike dhe inorganike dhe biokimi, laboratori mikrobiologjik dhe laboratori për analiza të ushqimit.

Laboratori pranë Fakultetit Teknologjiko-Teknik në kuadër të Universitetit "Shën Kliment Ohridski" është pjesë e projektit të qeverisë për furnizimin me pajisje teknike dhe infrastrukturore të institucioneve të arsimit të lartë dhe institucioneve publike shkencore.

Sot zyrtarisht u lëshua në përdorim edhe objekti sportiv modern, i ri, në kuadër të shkollës fillore "Mustafa Kemal Ataturk" në komunën e Pllasnicës. Ky është objekt sportiv me vlerë prej 24 milionë denarësh, i cili është ndërtuar nëpërmjet projektit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për "Ndërtimin dhe furnizimin me pajisje të 145 sallave sportive shkollore"

“Mund të them me krenari se deri më tani në kuadër të këtij projekti janë ndërtuar 44 salla sportive shkollore. Disa prej tyre janë si kjo, me një sipërfaqe prej 650 m², dhe pjesa tjetër janë me stenda dhe me një sipërfaqe totale prej 1300 m². Në procesin e ndërtimit janë edhe 16 salla sportive në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë, të cilat deri më tani aspak nuk kanë patur hapësirë adekuate për zhvillimin e mësimit nga lënda e edukatës fizike dhe shëndetësore”, tha ministri Ademi në manifestimin solemn.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook