Me rastin e 07 Marsit-Ditës së Mësuesit, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot ka vizituar Shkollën Fillore “Përparimi” në lagjen Reçicë të Vogël të Tetovës ku për së afërmi ka parë se si rrjedhin punimet për ndërtimin e sallës së sportit në këtë shkollë.

Më pas, ministri Ademi ka vizituar Shkollën e Mesme “Mosha Pijade” në Tetovë. Edhe në këtë shkollë, së bashku me udhëheqësin e saj ka vëzhguar punimet që zhvillohen në ndërtimin e sallës së sportit për nevojat e nxënësve të kësaj shkolle. Ministri Ademi tha se punimet për ndërtimin e këtyre dy sallave sportive po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë.

Ai mes tjerash theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë investimet për krijimin e kushteve më të mira për mësim për të gjithë nxënësit, dhe se kjo mbetet prioritet i ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu, ministri Ademi gjatë ditës së sotme ka bërë shpalosjen e pllakës së objektit të ri të Gjimnazit “7 Marsi” në lagjen Drenovec të Tetovës. Ai në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se MASH do të vazhdojë investimet në ndërtimin e shkollave.

“Sot, pikërisht në Ditën e e Mësuesit jemi këtu për të hapur një gjimnaz të ri në Tetovë, përkatësisht në lagjen Drenovec që do të mban emrin 7 Marsi.
MASH nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen investimet në ndërtimin e shkollave të reja për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimor”, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook