Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Mr.Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në akademinë solemne me rastin e 7 Marsit, ditës e mësimit në gjuhën shqipe.

- Sot, pas 128 vitesh, me krenari mund t’u themi të parëve tanë, Faleminderit, që na mundësuat të arsimohemi në gjuhën tonë amtare. Mësuesit tanë e kultivojnë gjuhën, pa të cilën çdo komb do të ishte pa identitet, lakuriq dhe pa shpirt. Gjuha është diçka që ne duhet ruajmë me çdo çmim dhe t’ua kalojmë fëmijëve tanë, të cilët krahas gjuhëve të huaja, duhet ta njohin edhe atë amëtare – shqipe, theksoi Ademi.

Arsimi, potencoi Ademi, është përcaktimi ynë, sepse vetëm në këtë mënyrë një komb mund të ngrihet ekonomikisht.

- Investimet në arsim, nuk ndalojnë sapo të jetë ndërtuar një godinë e re shkollore, nuk përfundojnë me rindërtimin e një shkolle. Investimi në arsim do të thotë ngritje e vazhdueshme e njohurive të mësimdhënësve, ndjekje e trendeve globale, si dhe zbatimi i tyre në sistemin arsimor. Ne investojmë dhe do të vazhdojmë me investime në arsimin në gjuhën amtare, në mënyrë që nxënësit tanë të jenë në nivel të barabartë me kolegët e tyre në botë, shtoi Ademi.

Ministri Ademi, pjesëtareve të gjinisë më të ndjeshme ua uroi Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, kurse mësimdhënësve ua uroi Ditën e Mësuesit, 7 Marsin.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook