Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton që në rrjedhë është i hapur konkursi për 20 bursa të plota për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në studime deri-universitare ose postdiplomike për studimin e gjuhës së vjetër turke në vitin akademik 2015/2016, në ndonjë nga universitet botërore që kanë katedra për studime otomane.

Bursat do të mbulojnë harxhimet e regjistrimit, pagesë mujore në para dhe koston e biletës së avionit, ndërsa janë inicuar nga nevoja reale e Republikës së Maqedonisë për kuadër profesional i cili do të punojë në përkthimin dhe interpretimin e një numri të madh të dokumenteve të vjetra dhe dorëshkrimeve të rralla të cilat gjenden në arkivat e Maqedonisë, por edhe në arkivat e huaja, në biblioteka, si dhe në librat e pronësisë, ndërkaq janë të shkruara në gjuhën e vjetër turke.

Kandidatët për bursa për studimet deri-universitare për studimin e gjuhës së vjetër turke duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm katërvjeçar; të jenë pranuar në studimet deri-universitare të ciklit të parë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016, në ndonjë nga universitetet ku studiohet kjo gjuhë dhe të mos jenë shfrytëzues të një burse nga ofrues tjerë.

Kandidatët për bursa për studime postdiplomike, duhet të posedojnë diplomë që kanë kryer ciklin e parë të studimeve në kohëzgjatje prej tre ose katër viteve, në vend ose jashtë vendit, ku, për diplomë të huaj është e nevojshme dokumenti i nostrifikimit; të jenë pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2015/2016, në ndonjë nga universitetet ku kjo gjuhë studiohet dhe të mos jenë shfrytëzues të një burse nga ofrues tjerë. Përparësi në marrjen e bursave kanë kandidatët të cilët kanë studiuar në ndonjë program studimor nga dega e historisë.

Informata më të hollësishme në lidhje me dokumentet e nevojshme, kushtet dhe kriteret e aplikimit, janë dhënë në konkurs i cili është postuar në internet portalin e specializuar për ndarjen e bursave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, www.stipendii.mon.gov.mk.
Afati i fundit për aplikim, respektivisht për dorëzim të dokumentacionit të nevojshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Rr. “Shën. Qirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup (me shënim: bursa për studime akademike të ciklit të parë ose të dytë jashtë vendit) është 31 gusht 2015.

Në lidhje me aplikacionet do të vendos Komisioni i posaçëm i themeluar enkas për këtë, ku për vendimin e marrë kandidatët do të njoftohen jo më vonë se 15 ditë pas mbarimit të konkursit.

Kandidatët të cilët do të fitojnë bursa për studime deri-universitare ose postdiplomike për studimin e gjuhës së vjetër turke, do të nënshkruajnë marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me të cilën ata janë të detyruar të punojnë të paktën 10 vite në Republikën e Maqedonisë pas mbarimit të studimeve, për çka shteti u garanton vende pune adekuate në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin e Historisë Kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ose institucione tjera adekuate.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook