Ministri i arsimit dhe shkencës mr.Abdilaqim Ademi, sot zhvilloi  takim me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi, në të cilin u diskutua për mundësinë që institucionet arsimore fetare të evidentohen në regjistrin e shkollave të mesme në vend.

- Pothuajse në të gjitha vendet e rajonit shkollat fetare janë në kuadër të sistemit arsimor, sepse ato janë të rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin. Pikërisht ky është qëllimi – këto shkolla të bëhen pjesë e sistemit arsimor të Republikës së Maqedonisë, dhe kjo do të thotë të evidentohen në regjistrin e shkollave. Për momentin ato nuk janë të evidentuar në regjistër dhe nxënësit atje nuk i nënshtrohen  maturës shtetërore, kurse me mosdhënien e maturës ata janë të kufizuar për t'u regjistruar në fakultete. Ne duam t’i tejkalojmë këto probleme bashkërisht me komunitetet fetare, theksoi ministri Ademi, duke shtuar se kjo çështje ndoshta do të rregullohet me ligj të veçantë ose me ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm.

- Sot, theksoi Ademi, ne nuk mund të flasim konkretisht se si do të rregullohet kjo, a do të ketë nevojë për ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm ose ligj të veçantë.

Kreu Rexhepi theksoi se Bashkësia Fetare Islame gjithmonë ka insistuar që  kuadri i ardhshëm të mos jetë nga jashtë por nga këtu - edhe nxënësit e shkollave të mesme edhe ata me arsim universitar, madje edhe ata të studimeve postdiplomike.

- Atëherë nuk do të ketë gjasa që në këtë vend të transmetohet diçka e huaj dhe jashtë Maqedonisë, tha kreu i BFI.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook