Gjithsej 12 tituj në kuadër të projektit "Përkthimi i 1000 librave dhe teksteve shkollore profesionale dhe shkencore nga të cilat studiohet në universitetet më të mirë dhe më të njohur në SHBA dhe Angli, kurse nga lëmia e drejtësisë edhe në Francë dhe Gjermani", ishin pjesë e promovimit të sotëm të 56 me rradhë, ku të pranishëm ishin kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe zëvendës Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski.

Numri më i madh i librave të promovuar janë nga lëmia e shkencave kompjuterike dhe informatikës, si dhe nga degët e elektroteknikes dhe maqinerisë.

Në fjalimin e tij, kryeministri Gruevski tha se këto dy lëmi janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë.
"Zhvillimi i sektorit të IT-së në Maqedoni është një fushë në të cilën është punuar me shumë mund dhe përkushtim në vitet e fundit.Duke filluar nga furnizimi me kompjuterë dhe internet për të gjithë nxënësit, edukimi i përgjithshëm dhe masovik i popullatës për të përdorur kompjuterat dhe internetin, implementimi masovik i IT mundësive në shërbimet administrative, nëpërmjet stimulimit për hapjen e degëve dhe fakulteteve të reja dhe universitetin e ri për shkencat e teknologjisë së informacionit në Ohër, dhe deri te numri i madh i bursave për të inkurajuar shumë të rinj për të studiuar shkencat e teknologjisë së informacionit", tha Gruevski.

Zëvendës Ministri Ristovski tha se projekti do të vazhdojë të përmirësohet."Nga ky vit kalendarik, fillojmë me përkthimin e 50 librave dhe teksteve shkollore të të reja, të cilat do të prokurohen dhe përkthehen me kërkesë të vetë institucioneve të arsimit të lartë, respektivisht me kërkesë të vetë profesorëve. Tashmë kemi filluar me përgatitjen e procedurës për prokurimin e librave nga fusha e pedagogjisë, bujqësisë dhe mjekësisë. Studentët nga Maqedonia duhet të jenë në nivel të barabartë me kolegët e tyre nga Cambridge, Oxford, Yale, Sorbonne, Harvard", tha Ristovski.

Përndryshe, deri tani një përkthyer gjithsej 919 libra nga fusha të ndryshme.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook