Ministri për Arsim dhe Shkencë Mr.Abdilaqim Ademi sot mori pjesë në ndarjen e parë të çmimeve: nxënësi më i mirë i drejtimit profesional – Lider.

- Jam i kënaqur nga interesimi i nxënësve dhe mësimdhënësve për të marrë pjesë në këtë garë, e cila do të bëhet tradicionale, respektivisht do të mbahet çdo vit në shkollat e Republikës së Maqedonisë. Nga tre fazat, në të cilat u zhvillua e tërë gara, kishim fitues në nëntë drejtime profesionale, kurse për çmime garuan gjithsej 164 nxënës nga 28 shkolla në vend, u shpreh  Ademi.
Konkursi i cili organizua nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra për Arsim Profesional dhe Trajnim, kishte një qëllim të vetëm, dhe ky është të ndërlidhen teoria dhe puna praktike, që nxënësit të mund të shkëmbejnë njohuritë e tyre në shpikje, të cilat më vonë do t’i përdorin në procesin  e tyre mësimorë.

Ministri Ademi, në fjalimin e tij potencoi që më të mirët në drejtimin e tyre profesional, do të njihen nga punëdhënësit e fushave adekuate, të cilët do t’u ofrojnë punësime ose bursa për vazhdimin e shkollimit të tyre në ndonjë nga fakultetet teknike në Maqedoni.

- Duhet patjetër të theksoj se sistemi arsimor i Maqedonisë ofron mundësi për aftësimin profesional të nxënësve. Shkollat profesionale ofrojnë një gamë të gjerë të programeve arsimore për studimin e zejeve, tha Ademi, duke vënë në dukje se në tregun  e punës, jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por kudo në botë, nevojitet kuadër i cili ka kualifikime, aftësitë praktike dhe kompetencat të caktuara.

Ky është qëllimi ynë, tha ministri Ademi, të përgadisim të rinjë të cilët pas përfundimit të arsimit të mesëm, do të mund t’u përgjigjen nevojave të kompanive ku do të angazhohen me punë.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook