Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr.Abdilaqim Ademi dhe Ministri i Shkencës, Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Kroacisë, Prof. Dr.Vedran Mornar, sot nënshkruan "Programin për bashkëpunim mes Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit për periudhën prej 2015 deri më 2018". Me këtë rast, Ademi potencoi që Programi i referohet bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në më shumë fusha.

“Programi parasheh që në këto tre vite, bashkëpunimi në fushën e shkencës dhe teknologjisë të realizohet përmes bashkëfinancimit të projekteve bilaterale, ku në pajtim me interesat e të dy vendeve, përparësi do të kenë projektet në bujqësi, seizmologji, mjekësi, shkenca veterinare dhe matematikë”, tha Ademi.

Ministri shtoi se vazhdon shkëmbimi i përvojave pozitive edhe në fushën e sportit, arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë, ku prioritet është themelimi i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë të të dy vendeve.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook