Ministri pёr Arsim dhe Shkencё Mr. Abdilaqim Ademi, mori pjesё nё manifestimin me rastin e ndarjes sё bursave pёr nxёnёs dhe studentё, tё Fondacionit Dauti. Me këtë rast, Ademi theksoi se kjo është një ngjarje në të cilën përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, investojnë në ardhmërinë e tyre, respektivisht investojnë në arsimin e nxënësve dhe studentëve.  

"Jam i bindur se ndarja e bursave është një investim afatgjatë. Në mesin e këtyre të rinjve, nxënësve dhe studentëve janë inxhinierë, ekonomistë dhe menaxherë të ardhshëm, të cilët do të japin kontribut të madh në zhvillimin e vendit dhe industrisë. Këta janë fëmijët që krahas arsimit të tyre në shkolla dhe fakultete, mësuan edhe një gjë shumë të rëndësishme, dhe kjo është se ka kompani që ndjejnë përgjegjësi shoqërore, që përkujdesen për edukimin e qytetarëve tanë dhe për zhvillimin e komunitetit në tërësi", tha Ademi.

Ministri shtoi që shpreson se shembulli i Fondacionit Dauti për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë, do të pasohet edhe nga fondacione dhe kompani të tjera.

Përmes programit “Bursa për studentë dhe nxënës”, 30 nxënës të shkollave të mesme dhe 100 studentë, do të jenë përfitues të bursave të Fondacionit Dauti për vitin shkollor, respektivisht akademik 2014/2015.

Shpresoj se shembulli i Fondacionit Dauti, për bursa për nxënës dhe studentë, do të pasohet nga fondacione dhe kompani tjera, tha ministri, duke shtuar se aktiviteti i Fondacionit është plotësisht në përputhje me qëllimin dhe misionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mbështetje të nxënësve dhe studentëve të kategorive të ndryshme.

MASH këtë vit ndau gjithsej 618 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga të cilat: 400 bursa për nxënës nga kategoritë sociale, 106 për nxënës-sportistë të talentuar, 41 për nxënës të talentuar, 50 për nxënës me nevoja të veçanta, 20 për studentë pa prindër.

Për studentët këtë vit do të ndahen gjithsej 2891 bursa - 2780 për studentë nga kategori të ndryshme, 86 studentët të informatikës, dhe 25 studentë nga fakultetet teknike.

Ademi shtoi se përveç bursave për nxënës dhe studentë që studiojnë në shkolla dhe universitete në vend, ministria ndan bursa edhe për studentët të cilët do të arrijnë të regjistrohen në 100 universitetet më të mira në botë, respektivisht në 200 universitetet më të mira të drejtimeve teknike.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook