Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë në ngjarjen promotive “e-qasje në arsim“, që është pjesë e projektit për arsim inkluziv të USAID-it dhe OJQ-së "Hapni dritaret". Ademi theksoi se në Republikën e Maqedonisë e drejta për shkollim është e garantuar edhe për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.  

"Për të arritur sukses më të madh në shkollë, bashkëpunimi i institucioneve me sektorin joqeveritar është më se i dobishëm. Partnerët tanë, USAID-i dhe "Hapni dritaret", përmes  projektit për arsim inkluziv elektronik, kanë bërë shumë në këtë fushë. Përmes projektit, në pesë vitet e fundit, 31 shkolla fillore dhe 2 të mesme janë pajisur me teknologji ndihmëse, me ndihmën e të cilave nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, mund të zotërojnë më lehtë programin arsimor", tha Ademi.

Me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore punojnë mësimdhënës të trajnuar për të përdorur teknologjinë ndihmëse në mësimin e përditshëm.

Ademi shtoi se bashkëpunimi me USAID-in dhe "Hapni dritaret" do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse qëllimi është  krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook