Në pajtim me marrëveshjen e arritur nga takimi fillestar më 6.2.2015 në mes të përfaqësuesve të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Senatit Universitar të Universitetit “Shën. Qirili dhe Metodi” në Shkup, në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u dorëzua propozim ligji për shtyrjen e zbatimit të ndryshimeve të fundit në Ligjin për arsim të lartë për një vit, respektivisht për një pjesë të tyre edhe për dy vite, si dhe shtyrjen një-vjeçare, respektivisht dy-vjeçare të zbatimit të dispozitave të Ligjit për institucione të arsimit të lartë për shkollimin e kuadrit arsimor në arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Propozimi u miratua në seancën e mbrëmshme të Kuvendit.

Në ndërkohë, dialogu në relacion Qeveri – universitet, në pajtim me vullnetit dhe konstruktivitetin e shprehur, dhe në drejtim të përmirësimit të paketës së reformave në arsimin e lartë, respektivisht krijimi i një ligj të ri për arsimin e lartë, do të vazhdojë përmes diskutimeve në nivel të grupeve të punës, të cilat do të propozohen nga të dyja palët.

Në ditët në vijim pritet formalizimi i grupeve të punës dhe  fillimi i debatit në të cilën, Senati i UQDhM do të nominojë përfaqësuesit e komunitetit akademik, profesorët dhe studentët të cilët do të marrin pjesë në përfundimin e plotë të procesit dhe realizimin e marrëveshjes nga takimi fillestar.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook