Ministri i Arsimit dhe Shkences, z. Abdilaqim Ademi u takua me Drejtorin e Komitetit te sindikatave evropiane per arsim, z. Martin Romer me te cilin biseduan per sfidat ne sferen e arsimit ne vend dhe me gjere si dhe situaten e krijuar pas greves se pjeseshme qe realizohet nga SASHK.

Ministri Ademi e njoftoje z. Romer me problemet me te cilat perballet arsimi ne pergjithesi dhe me risite qe parashihen ne paketen e ligjeve per reformen pedagogjike. Gjithashtu z. Ademi njoftoi mysafirin edhe me dialogun e realizuar me sindikaten ne lidhje me kerkesat e parashtruara nga SASHK ne muajn gusht.

Mysafiri ne fjale u njoftua se , prej muajt gusht 2014 e deri me mesin e janarit 2015 jane realizuar takime te perjavshme ne mes grupeve punese MASH – SASHK per tema te caktuara dhe disa takime te nivelit me te larte. Per disa tema jane arritur perafrim te qendrimeve, kurse per disa tema bisedimet jane ne vijim e siper. Ministri Ademi theksoi ne kete takim se MASH ngelet e hapur per takime me SASHK per te arritur zgjidhje te perbashket.

Ne takim u theksua se, ne nderkohe sa vazhduan bisedimet me SASHK u miratuan edhe pako e ligjeve qe kane te bejne me statusin e mesimdhenesit, ligje qe per here te pare miratohen ne RM dhe se ne fakt me keto ligje behet avancimi i statusit te mesimdhenesve me ate qe behet definimi i politikave te regjistrimit, stimulimit dhe perkrahjes finanasiare te tyre , trajnimit te perhershem te mesimdhenesve, licencimin e tyre, zhvillimin profesional dhe te karieres, dhe mbi kete baze edhe rritjen e rroges se tyre. Gjithashtu parashihet qe me licencimin e mesimdhenesit te kete edhe shtese ne rrogen e tyre prej 50 euro ne muaj, qe eshte rreth 13% nga rroga mesatare e mesimdhenesit.

Qellimi i vetem i ketyre ligjeve eshte permisimi i statusit te mesimdhenesit dhe reformat e pergjithshme ne procesin arsimor, ngritja e nivelit te ketij procesi qe do te rezultoje domosdoshmerisht me kthimin e dinjitetit te punetoreve arsimor.

Z. Romer pershendeti aktivitetet qe ndermerre MASH per permiresimin e cilesise se arsimit ne vend dhe kerkoi qe te gjitha temat e hapura te diskutohen me partneret social dhe t`i jepet hapesire dhe mundesi dijalogut mes MASH dhe Sindikates .

Te dy bashkebiseduesit u dakorduan qe menyra me e mire per tejkalimin e problemeve eshte kontakti i perbashket ne mes paleve dhe se dialogu eshte menyra e vetme per kete qellim dhe kjo do te promovonte edhe vlerat evropiane.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook