Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se procesi i vlerësimit ekstern i arritjeve të njohurive të nxënësve është i detyrueshëm dhe zbatohet në përputhje me dispozitat e Ligjit për arsim fillor dhe të Ligjit për arsim të mesëm.

Notat që nxënësit i marrin nga procesi i testimit ekstern janë vërtetim, respektivisht verifikim i njohurive të fituara dhe evidentohen në dëftesat e tyre.  Pa këto nota, dëftesat janë jovalide.

Prandaj, apelojmë deri te të gjithë nxënësit e involvuar që të angazhohen në zbatimin e procesit qëllimi i vetëm i të cilit është ngritja e njohurive të tyre dhe për të rritur objektivitetin gjatë notimit të mësimdhënësve, duke pasur parasysh se mungesa e pajustifikuar shkakton pasoja në mesataren e suksesit të tyre, në vlefshmërinë e dëftesave, kurse kjo nga ana tjetër ndikon në rrjedhën e procesit të mëtejshëm edukativo-arsimor, respektivisht në regjistrimin dhe formalizimin e arsimit të lartë.

Në të njëjtën kohë, u bëjmë apel edhe anëtarëve të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, aktivitetet e tyre t’i realizojnë në mënyrë nëpërmjet të cilës nuk do të abuzojnë me nxënësit dhe nuk do të shkaktojnë pasoja negative në aspektin e rrjedhjes dhe rezultatin e procesit të tyre edukativo- arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke u udhëhequr nga interesat më të mira të nxënësve dhe duke punuar vetëm në drejtim të mbrojtjes dhe zbatimit të tyre, nuk do të lejojë që nxënësit të keqpërdoren nga cilado struktura dhe organizata shoqërore, mbi çfarëdo qoftë baze, dhe më se paku për shkak të zbatimit të agjendave për realizimin e qëllimeve dhe ambicieve personale.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook