Shkollat në Republikën e Maqedonisë ftohen të marrin pjesë në konkurs ndërkombëtar të organizuar nga Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore (ACES), një nga rrjetet më të mëdha shkollore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila u ofron mundësi mësuesve dhe nxënësve për të takuar kolegë nga vende të tjera, të ndajnë përvoja, të mbindërtohen me metoda inovative të mësimdhënies dhe për të fituar miq dhe kontakte të reja.

Me propozimet e tyre në temën "Përqafo solidaritetin: Ne kujdesemi, ne guxojmë dhe ne ndajmë", mund të marrin pjesë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në vend, respektivisht nxënësit nga 12 deri 17 vjet.

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë jo më vonë se 15 prill 2015, ora 24:00. Projektet më të mira do të shpërblehen dhe fituesit do të kenë mbështetje në realizimin e projektit.

Gjuha e punës është gjuha angleze, kurse midis vendeve pjesëmarrëse, përveç Maqedonisë, janë edhe: Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bulgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Hungaria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Republika e Sllovakisë dhe Sllovenia.

ACES është iniciativë e Fondacionit ERSTE dhe organizohet nga Interkulturelles Zentrum (Vjenë), në bashkëpunim me VČELÍ DOM (Bratislavë) dhe mbështetet nga Ministritë e Arsimit të të gjitha vendeve pjesëmarrëse.

Informacione shtesë: www.aces.or.at
Informacione dhe kontakt:
Interkulturelles Zentrum, Vienna, Austria
Rebecca Zeilinger
T: +43 (0) 1 5867544-43
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Linqe:
ERSTE Foundation: www.erstestiftung.org
Interkulturelles Zentrum: www.iz.or.at
VČELÍ DOM: www.vcelidom.sk

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook