Ministria e Arsimit dhe Shkences informon se pas perfundimit te debatit publik te mbremshem ne lidhje me propozim paketen e reformave per te permiresuar cilesine e arsimit te larte, Kryetari i Qeverise se Republikes se Maqedonise, Nikolla Gruevski, se bashku me zyrtaret tjere te qeverise zhvilloi takim shtese ne te cilin u diskutua per te gjithe propozimet, rekomandimet dhe sugjerimet e ofruara gjate diskutimit.

Pas analizes mbi konstruktivitetin dhe arsyetimin e secilit prej propozimeve ne raportin e sublimuar, e informojne publikun se nga ana e Qeverise se Republikes se Maqedonise dhe Ministrise se Arsimit dhe Shkences, u pranuan disa prej tyre. Edhe ate:

- Pranohet propozimin i Universitetit "Goce Dellcev" - Shtip, i cili i referohet mundesise per studentet per te dhene gjysmen e provimeve per lendet ne vitin e trete te studimeve, pavarsisht nga ajo nese e kane dhene apo jo pjesen e pare te provimit shteteror ne fund te vitit te dyte te studimeve;

- Pranohet propozimin i Universitetit "Shen. Qirili dhe Metodi "- Shkup dhe Universitetit Shteteror te Tetoves, i cili i referohet ndryshimit te mesatares per regjistrim ne institucionet e arsimit te larte ne fushen e sportit, prej 4.00 ne 3.00;

- Pranohet propozimi i Universitetit te Evropes Juglindore per permiresimin e kapaciteteve administrative te Keshillit per Akreditim dhe Evaluim te arsimit te larte duke angazhuar kuader te kualifikuar shtese i cili do te punoje ne Keshill me orar te plote pune;

- Me tutje, sa i perket studimeve te ciklit te dyte ose studimeve post-diplomike, me propozim te Universitetit "Shen. Kirili dhe Metodi "- , do te mund te akreditohen per nje periudhe kohore prej nje ose dy vjet;

- Poashtu pranohet propozimi i Universitetit "Shen. Qirili dhe Metodi "- Shkup, Universitetit "Shen. Kliment Ohridski "- Manastir dhe Fakultetit per Shkenca Shoqerore per programet studimore ne fushen e historise kombetare, lingustikes dhe arteve, qe mos te vlejne dispozitat e ligjit ne pjesen e harmonizimit te permbajtjes se tyre me permbajtjen e programeve studimore te njejta ose te ngjashme ne ndonje nga 50 universitetet me rangim me te larte nga fushat perkatese, sipas listes se Shangait, duke marre ne konsiderate edhe specifikat e tyre kombetare;

- Me projektligjin e ri per ndryshimin dhe plotesimin e Ligjit per Arsimin e Larte, me propozim te Universitetit "Shen. Qirili dhe Metodi"- Shkup dhe Fakultetit per Shkenca Shoqerore, do te rregullohet titulli - masgjister i arteve;


-Pervec kesaj, i pranuar eshte edhe propozimi i Universitetit te Evropes Juglindore per te inkorporuar nje regjister publik te autoreve te punimeve shkencore qe jane te botuara ne revista shkencore nderkombetare qe jane pjese e bazes “Web of science”.

Shprehim mirenjohjen tone ndaj te pranishmeve ne debatin e djeshem publik, per qellimin e sinqerte qe te kontribuohet ne krijimin e politikave sa me te mira dhe kualitative per avancimin e arsimit te larte.

I inkurajojme te gjithe ata qe kane propozime konstruktive, por deri tani nuk i kane shpalos, ta bejne kete ne periudhen e ardhshme, pasi qe mundesia per diskutim edhe me tej mbetet e hapur.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook