Si minister pergjegjes per arsim dhe shkence, angazhohem per permiresimin e kushteve te punes se mesimdhenesve ne te gjitha nivelet e arsimit, kushte me te mira per nxenesit dhe studentet, dhe per perfshirjen e te gjitha paleve te interesuara ne hartimin e politikave ne arsim. Por, me duhet te theksoj qe deri ne fund do te perpiqem per t'i dhene fund dukurive negative ne arsim, pasi qe pergjegjesia jone eshte te sigurojme arsim cilesor per shoqeri te shendoshe dhe nje vizion evropian per vendin tone. Shpresoj qe per kete do te kem mbeshtetjen tuaj, komunitetit akademik, theksoi Ministri per Arsim dhe Shkence, Mr. Abdilaqim Ademi ne debatin publik qe u mbajt ne Kuvend per reformat e propozuara ne arsimin e larte.

-Ndryshimet e propozuara synojne permiresimin e situates ne arsim, situate e konstatuar gjate kontrollit ne Institucionet e arsimit te larte, privat dhe publik, por edhe duke i ndjekur trendet evropiane dhe boterore ne arsim, shtoi Ademi.
Ne periudhen e kaluar, potencoi Ademi, analizuam disa parametra dhe percaktuam indikatore per matjen e cilesise se arsimit te larte.

-Konkluzion i pergjithshem eshte se cilesia e arsimit eshte ne renie. Sot, por edhe ne te ardhmen nuk do te kerkoje fajtor, pasi qe perderisa humbasim kohe ne gjetjen e fajtoreve vetem se do te humbemi ne labirinthe. Shume mire i dime arsyet. I kemi percaktuar qellimet dhe vizionin.

Mu per kete shkak duam ti eliminojme shkaqet dhe te arrijme qellimin e perbashket - kushte me te mira per te punesuarit dhe studentet dhe arsim cilesor, u shpreh Ministri Ademi, duke shtuar qe eshte kryer kontroll i detajuar ne te gjitha Insttitucionet e arsimit te larte.

Per fat te keq, shtoi ai, ne asnjeren prej tyre nuk kane angazhuar nje staf adekuat mesimor, i cili eshte shtylla kryesore per nje arsim cilesor.

- Mendoj se eshte defokusuar misioni kryesor i ketyre institucioneve, dhe ajo eshte qe te jene konkurruese ne cilesi me universitetet publike. Per te qene besnik deri ne fund, edhe ne disa nga institucionet publike te arsimit te larte ka te meta. Perpjekjet tona te perbashketa duhet te jene, plotesimi i kushteve ne te gjitha institucionet e arsimit te larte dhe arsim cilesor, theksoi Ademi , duke shtuar se biznesmenet dhe investitoret e huaj verejne se po perballen me probleme kur kerkojne punetore te kualifikuar dhe se nje pjese e te diplomuarve nuk i plotesojne kriteret dhe njohurite minimale.
Ne pakon e ligjeve ne arsim, fokusi eshte mbi nxenesit dhe kuadri arsimor ne te gjitha nivelet e arsimit ne shtet.
- Kur vendosem te propozojme ndryshime u udhehoqem nga disa parime, dhe per kete arsye, propozuam qe provimi shteteror te zbatohet nga Bordi per Akreditim dhe Evaluim, nje organ qe ne te ardhmen do te numerojne njembedhjete anetare qe do te zgjidhen nga Parlamenti dhe nje organ qe kryen akreditimin dhe evaluimin e programeve studimore te institucioneve publike dhe private te arsimit te larte ne Republiken e Maqedonise, shtoi Ademi, duke vene ne dukje se ndersa ligji debatohej ne Parlament, nga disa universitete dhe organizata arriten propozime konkrete per perputhjen e programeve studimore te institucioneve te arsimit te larte me programet studimore te universiteteve me rangim me te larte ne bote sipas fushave perkatese, si dhe propozimet specifike per provimin shteteror.
Ministria, theksoi Ademi, i analizoi propozimet dhe konsideron se jane te pranueshme dhe nese ka sugjerime ne formen e propozimeve nga ana e grupeve parlamentare te njejtat do te pranohen.
Per publikimin e punimeve ne revista me impakt-faktor, ministri Ademi theksoi qe Ministria eshte e vetedijshme se kjo kerkon parakushte, por edhe nje angazhim serioz te kuadrit mesimdhenes.
- Qellimi eshte te permiresohet cilesia e arsimit te larte, si dhe nivelet tjera te arsimit. Ministria e Arsimit dhe Shkences eshte e hapur per debate dhe propozime konkrete, dhe te njejtat do te analizohen dhe mund te pranohen. Do te diskutojme dhe shkembejne mendime, por nuk do te thote se per cdo gje do te pajtohemi, tha para anetareve te pranishem te Komisionit Inter-Universitar, Ministri i Arsimit dhe Shkences, Mr. Abdilaqim Ademi.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook