Menjëherë pas formimit të Qeverisë së RM-së, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Abdilaqim Ademi, me qëllim të njoftimit me gjendjen reale në arsimin e lartë, me theks të veçantë mbi institucionet private të arsimit, vendosi që të formojë një komision të posaçëm për skenimin e situatës në këtë sferë.

Ky proces siguroi një pasqyrë më të plotë për arsimin e lartë në përgjithësi dhe në Universitetet private, në veçanti, me qëllim të ndërtimit të politikave që do të kenë mbështje reale dhe të njejtat shërbejnë për avancimin e arsimit në vend dhe për të garantuar shërbime dhe profil më cilësor studimor, në përputhje me kërkesat e tregut në vend dhe më gjerë.

Komisioni në fjalë ka përcaktuar treguesit për matjen e cilësisë në Universitete dhe miratoi  metodologjinë për skenimin e punës së institucioneve të shkollimit të lartë në RM.  Me këtë janë informuar edhe të gjitha Universitetet private në vend. Brenda afatit të  përcaktuar nga MASH-i të gjitha universitetet iu përgjigjën kërkesave të Komisionit, duke plotësuar edhe dokumentacionin dhe formularët përkatës për këtë proces.

Informojmë se të gjithë përfaqësuesit e katërmbdhjetë institucionet e arsimit të lartë në vend kanë mirëpritur këtë iniciativë të MASH-i për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend, dhe po bashkëpunohet në mënyrë korekte.

Pas mbarimit të fazës së parë (kompletimit të të dhënave nga ana e instiucioneve private të arsimit të lartë), Komisioni vizitoi të gjitha Insititucionet në fjalë dhe në bashkëpunim me ta, tash më është kompletuar i tërë dokumentacioni.

Nga kontrolli i bërë kanë rezultuar edhe parregullësi, si teknike ashtu edhe përmbajtësore, të cilat, si të tilla pritet të tejkalohen sëshpejti.
Njoftojmë se pas përfundimit të këtij procesi, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Abdilaqim Ademi, do të takojë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve private të shkollimit  të lartë dhe do të njoftojë opinionin për gjendjen e konstatuar dhe tejkalimin e vështirësive të evidentuara.

Njëherësh MASH-i ka përpiluar  planin vjetor të revizionit të rregullt në Universitetet publike në vend me qëllim të njejtë – avancimin e procesit arsimor dhe tejaklimin e  parregullësive eventuale.

MASH vlerëson se kjo është qasja më reale për konstatimin e gjendjes së arsimit të lartë në vend dhe krijimin e politikave reale që, si të tilla do të jenë në funksion të institucioneve të shkollimit të lartë, por edhe të kënaqjes së nevojave të tregut të punës.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook