Ministri i Arsimit dhe Shkencës Mr. Abdilaqim Ademi, ka pritur në takim një delegacion të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga deputeti Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e informimit Publik të cilët kanë qëndruar për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në këtë takim, ministri Ademi dhe deputetët shqiptarë biseduan për bashkëpunimin në mes dy vendeve, në veçanti për bashkëpunimin në sferën e arsimit dhe shkencës.

Ministri Ademi theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshjen e re për bashkëpunim në sferën e arsimit që është vazhdim i marrëveshjes së deritanishme. Me këtë marrëveshje dhe aktet tjera të bashkëpunimit, tha ministri Ademi, realizohen aktivitete të shumta të përbashkëta siç është shkëmbimi i studentëve në të gjitha nivelet e arsimit dhe bashkëpunimi në projekte të ndryshme.

Ministri Ademi tha se Shkupi dhe Tirana kanë bashkëpunim të mirë sa i përket edhe nostrifikimit të diplomave, me ç’rast theksoi se ky proces rrjedh pa probleme.

Njëkohësisht, ministri i njoftoi mysafirët edhe me reformat që bënë Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përkatësisht Qeveria e RM-së në sistemin arsimor.

Edhe deputetët në Parlamentin shqiptarë potencuan angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit në sferën e arsimit. Ata theksuan se do të angazhohen në përshpejtimin e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjes së re në sferën e arsimit.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook