Ministria për Arsim dhe Shkencë njofton se në rrjedhë është konkursi për 15 bursa të plota për shtetas të Maqedonisë të cilët do të vendosin të regjistrohen në studime themelore ose postdiplomike në gjuhën e vjetër turke, në ndonjë nga universitetet botërore në të cilët ka katedra për studime otomane.

Bursat përfshijnë mbulimin e pagesave  për regjistrim, një pagë mujore dhe koston e një biletë avioni, dhe që janë inicuar nga nevoja aktuale e Republikës së Maqedonisë për një kuadër profesional i cili do të punojë në përkthimin dhe interpretimin e një numri të madh të dokumenteve të vjetra dhe dorëshkrime të rralla të cilat janë në arkivat e Maqedonisë, por edhe arkivat e huaja, biblioteka, si dhe në librat e pronësisë, e që janë të shkruara në gjuhën e vjetër turke.

Kandidatët për bursa për studime themelore për studimin e gjuhës së vjetër turke duhet të kenë të përfunduar arsimin e mesëm katër vjeçar; të jenë të pranuar në studime themelore të ciklit të parë, për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2014/2015 në një nga universitetet ku kjo gjuhë studiohet dhe të mos jenë përdorues të një burse nga ofrues tjerë.

Kandidatët për bursa për studime postdiplomike, është e nevojshme që të kenë një diplomë për përfundimin e ciklit të parë të studimeve në kohëzgjatje prej tre ose katër vjetëve, në vend ose jashtë shtetit, për çka, për diplomë të huaj është e nevojshme një dokument për nostrifikim; të jenë të pranuar në studime akademike të ciklit të dytë, për herë të parë në vitin e parë  akademik 2014/2015 në disa nga universitetet ku kjo gjuhë studiohet dhe të mos jenë shfrytëzues të bursave nga ofrues tjerë. Përparësi në marrjen e bursave kanë kandidatët të cilët kanë studiuar në një nga programet studimore nga lënda e  historisë.

Informatat më të hollësishme në lidhje me dokumentet e nevojshme, kushtet dhe kriteret e aplikimit janë shënuar në konkurs, i cili është shpallur në portalin e specializuar për ndarjen e bursave nga Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Afati i fundit për aplikim, respektivisht për dorëzimin e dokumentacionit të duhur në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, rr. Sv. Qirili i Metodij nr. 54, 1000 Shkup (me një shënim bursa për studime akademike të ciklit të parë ose të dytë jashtë shtetit) është 31 mars 2015.

Lidhur me aplikacionet do të vendos  Komisioni i autorizuar, i formuar për këtë qëllim, ku për vendimin e marrë kandidatët do të informohen brenda 15 ditëve pas përfundimit të konkursit.

Kandidatët të cilët do të fitojnë bursa për studime themelore ose postdiplomike për studimin e gjuhës së vjetër turke, do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, me të cilën të njejtët  pas përfundimit të studimeve detyrohen të punojnë të paktën 10 vjet në Republikën e Maqedonisë, për çka shteti u garanton punë adekuate në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, Institutin e Historisë Kombëtare, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë apo në ndonjë institucion tjetër adekuat.

 

zamenik-al

Ministër i Arsimit dhe Shkencës

misija i vizija alb

politika-za-kvalitet alb v3

sektori mon alb v3

organi mon alb v3

ucebnici-mon-gov-mk

cenovnik-za-oshteteni-uchebnici alb v3

otvoreno-vladino-partnerstvo alb v2

 

AL-final-vertical-3-version-03.2017

NDC Skopje

globalen cas3 

priracnik-alb-baner

baner-al-ipa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Banner Tracer AL

SDIS alb   

Lab2-Al

 obrazovanie na vozrasni-alb

Adresa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Rr. Shën Qirili dhe Metodi Nr. 54

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Copyright © 2016 mon.gov.mk.

Të gjitha të drejtat të mbrojtura.

Kontakte

phone icon +389 2 3117 896

fax +389 2 3118 414

mail contact@mon.gov.mk

Lidhuni me neve

facebook-icon

Na ndiqni në Facebook